Ne Ligen e Kampioneve, po luhet prej 15 minutash, ndeshja e dyte gjysmefinale, Çelsi-Liverpul, qe eshte ne rezultatin 1-0. Sfida, pritet te dhuroje spektakel mes dy skuadrave angleze, pasi takimi i pare ne Liverpul, perfundoi ne barazimin 1-1. Nderkaq mbreme, Mançester Junajtid arriti te siguroje nje bilete per ne finale, duke mundur Barcelonen 1-0 ne [...]
Te pakenaqurit nga ndryshimet kushtetutese, po avancojne me grumbullimin e 28 firmave te nevojshme te deputeteve, ne perpjekje per te ri-kthyer permes referendumit, nenet e rrezuara nga dy forcat e medha. Mes firmetareve te nismes se LSI-se, jane aleancistet, “Demokracia Sociale”, nje pjese e social-demokrateve, socialisti Petro Koçi, si dhe dy deputetet e djathte Spartak [...]
Kryetari socialist Edi Rama e mbylli me qytetin e Fushe-Arrëzit, turin “Dialog me Shqiperine”, qe kete muaj iu kushtua çeshtjeve te sigurise. Rama, akuzoi qeverine Berisha, per mashtrime te vazhdueshme, duke mos mbajtur premtimet.
Presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush, ka shprehur bindjen, se pasardhesi i tij ne detyre, do te jete kandidati republikan, Xhon MekKein, i cili do ta vazhdoje luften e nisur kunder terrorizmit. Gjate nje konference shtypi, ne Shtepine e Bardhe, Bush deklaroi, se “MekKein do te jete presidenti i ardhshem dhe nuk do ta injoroje betejen [...]
Shqiperia po terheq gjithnje e me shume investitore te huaj. Keshtu shkruhet ne faqen e internetit NuBriks, e specializuar ne shitje-blerje pasurish, sipas se ciles, gadishulli Ballkanik ne 10 vitet e fundit eshte kthyer, ne nje magnet per investitoret. Ekspertet rekomandojne Shqiperine, per investime, duke treguar si prioritete, kohen e mire dhe stabilitetin politik. Investitoret [...]
Kontrolli i larte i shtetit ka vertetuar shkelje, te kryera nga kryebashkiaku i Himares, Vasil Bollano. Ne raportin e KLSH-se thuhet, se Bollano ka harxhuar miliona leke te taksa-paguesve, per dieta dhe karburante. Shkelje jane evidentuar edhe ne tendera e ndihma. Kontrolli ka konstatuar, se nje dergese e ardhur nga Kosova, me vlere 27 mije [...]
Rrjeti televiziv sportiv francez “Oranzh” jep sot lajmin sensacional se drejtuesi i Ferrarit, Zhan Tod, mund te marre rol drejtues ne klubin e Paris Son Zhërmenit, per ta kthyer ne eliten e futbollit te ketij vendi. Paris Son Zhërmen rrezikon kete sezon, te bjere nga kategoria e pare dhe angazhimi i te suksesshmit Tod, dhe [...]
Parlamenti turk ka miratuar mbreme nje ligj, qe pakeson kufizimet e lirise se shprehjes. Ndryshimi, i miratuar me 260 vota ne favor, lidhet me nje nen te kodit penal turk, qe perdorej per te perndjekur qindra shkrimtare, mes te cileve edhe Çmimi Nobel, Orhan Pamuk. Sipas qeverise, ndryshimi do t’i hape rruge vendit, drejt BE-se, [...]
Qeveria zviceriane do te financoje 1.2 milione euro, per formimin e personalit mjekesor shqiptar. Marreveshja, e cila kap nje afat 3 vjecar, u nenshkrua sot ne Tirane. Ministri, Nard Ndoka tha, se Zvicra synon te kontribuoje ne permiresimin e cilesise se sherbimeve shendetesore ne vendin tone.
Dalin rezultatet paraprake, per shkaqet qe cuan drejt vdekjes 17 vjecaren nga Korca, pas nje operacioni ne bajame. Sipas mjekesise ligjore, shkak ishte hemoragjia e brendshme nga mjekimi jo i kujdeshem. Rezultatet zyrtare do te jepen pas nje jave. Nderkaq per vdekjen e vajzes po heton edhe prokuroria.
Wednesday, April 30, 2008
0 Comments