Armando Duka, rizgjidhet si kreu i FSHF-se

Kreu aktual, Armando Duka, rikonfirmohet si president i Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për 4 vitet e ardhshme. Para pak minutash ka përfunduar numerimi i votave të 65 anëtarëve të Asamblesë Zgjedhore që po zhvillon punimet në Durrës. Armando Duka siguroi 49 vota. Në vend të dytë u rendit kandidati Refik Halili, i cili mori 15 vota dhe Rudi Vata, vetëm 1. Në këto momente kanë nisur procedurat për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, nga 25 kandidatura të paraqitura.