Formulari A2, shperndahet ne 22 korrik.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë, Formulari A2 i Maturës Shtetërore do të shkojë në duart e maturantëve me datë 22 korrik. Ministria e Arsimit ka vendosur që këtë vit ta shpërndajë formularin A2, pas përfundimit të provimeve të maturës dhe publikimit të rezultateve, në mënyrë që nxënësit të dinë se sa pikë kanë marrë dhe të bëjnë një përzgjedhje më të drejtë të preferencave të tyre për shkollat e larta.