23796 Top Albania Radio
Aksident në Tepelenë, 2 të vdekur, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me dy të vdekur dhe 5 të plagosur ndodhi sot në aksin Tepelenë-Lopëz. Mësohet se një automjet me targa Tirane ka dalë nga rruga, dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i makinës Zigur Tafilaj dhe një grua me inicialet Sh. D. Ndërkohë, 5 të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Sipas policisë, shkaku i aksidentit mund të ketë qenë pakujdesia e shoferit.