23796 Top Albania Radio
Shumaker: Mercedezi nuk është në lartësinë e duhur

Skuderia Mercedez Xhi Pi nuk është këtë vit në lartësinë e MekLarenit, Red Bullit dhe Ferrarit, prandaj ajo duhet të përqendrohet për sezonin e ardhshëm. Kështu u shpreh sot 7 herë kampioni i botës Mikail Shumaker, në prag të Çmimit të Madh të Hungarisë, në program këtë fundjavë. Deklaratat e Shumit vijnë pas garës zhgënjyese të Gjermanisë, ku ai zuri vendin e 9-të, pas shokut të skuadrës, Niko Rozberg.