Vazhdon pasurimi i uraniumit ne Iran

Irani po vazhdon me programet për pasurimin e uraniumit. Deklarata u be nga i dërguari iranian në Agjencinë e OKB-së për Energjinë Bërthamore, Ali Solltanieh. Ditë më parë pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë, i ofruan Iranit një paketë favoresh ekonomike, në shkëmbim të kufizimit të programeve për pasurimin e uraniumit. Në rast të refuzimit bashkësia ndërkombëtare do të vendosë sanksione shtesë kundër Teheranit.