Michael Moore punon per vazhdimin e “Farenheit 912″

May 14, 2008

Majkëll Mur po punon per vazhdimin e “Farenhajt 9 i 11-ti”, filmin qe ne menyre te papritur, fitoi Palmen e Arte, ne Kane, kater vjet me pare. Seria e dyte e ketij filmi do te flase serish per luften ne Irak, por kete rradhe, duke analizuar strategjine e presidentit amerikan Xhorxh W. Bush. Filmi eshte lajmeruar se do te dale neper kinema, vitin e ardhshem.



Regjisori Spielberg do te xhiroje nje film te ri mbi Abraham Lincoln

May 12, 2008

Stivën Shpilberg do te nise se shpejti te xhiroje nje film autobiografik per Abraham Linkolnin. Xhirimet do te nisin ne fillim te vjeshtes, ndersa filmi mund te jete gati, gjate vitit 2009. Pritja eshte e madhe per filmin, kushtuar jetes se ish-presidentit te SHBA-ve.



Jeta e Mike Tyson, ne dokumentar ne festivalin e Kanës

May 12, 2008

Jeta e boksierit Majk Tajson, do te prezantohet ne festivalin e Kanes, permes nje dokumentari, me regji te Xhejms Tobak. 41 vjeçari, Tajson i vet-quajtur, “burri më i keq i planetit”, eshte shprehur se ka ndryshuar dhe ne vend te drogave e alko’olit, i eshte vene leximit te Tolstoit e Makiavelit.



Led Zepelin, i’u rikthehen koncerteve live.

May 12, 2008

Grupi legjendar i rrokut, Led Zepelin po pergatitet t’u ri-kthehet koncerteve live, ne nje turne boteror me rastin e 40-vjetorit te krijimit te tyre. Lajmi behet i ditur nga revista britanike “Sandej Mirror”, sipas se ciles çdo pjesetar i grupit do te perfitoje rreth 10 milione sterlina, pas ketij turneu. Megjithate ende nuk behen te ditura datat dhe detajet e koncerteve, si dhe vendet ku do mbahen ato.



Vajzat, forme logjike te mendimit ndryshe nga djemte.

May 10, 2008

Femijet meshkuj, priren më teper nga gjoemetria, ndersa vajzat drejt matematikes. Ne kete perfundim doli nje studim gjerman, i zhvilluar me te mitur te moshave, 8-9 vjeç. Diferencat e konstatuara, jane rezultat i menyrave te ndryshme te te menduarit mes dy sekseve. Meshkujt terhiqen prej gjerave vizive e hapesinore, ndersa vajzat zhvillojne më teper, formen logjike te mendimit.



Inxhinieri hungarez, hyn ne rekordet Gines te ketij viti.

May 10, 2008

Nje inxhinier hungarez, mund te hyje ne rekordet Gines te ketij viti, pas publikimit te librit më te madh, ne bote, duke ia kaluar 3 here siperfaqes se nje tavoline ping-pongu, ose 3.5, me 4 metra. Ne 320 faqet e botimit me titull, “Natyre e Brishte”, do te ilustrohen pamje spektakolare te bukurive natyrore te krahines Gomor-Tornash, pergjate kufirit hungaro-sllovak. Autori Varga tha, se vepra pritet te perfundoje se shtypuri, ne fund te 2008-es.



Artiste nga Shqiperia dhe Kosova, ekspozite per Gerdecin

May 6, 2008

Artiste nga Shqiperia e Kosova kane çelur nje ekspozite pikturash, kushtuar tragjedise se Gërdecit. Gjysma e fitimeve do t’u shkoje familjeve te prekura, ne shperthimet e 15 marsit. Nderkaq, ne ceremonine e rastit, ministri i kultures Ylli Pango, theksoi rendesine qe ka e ardhmja euro-atlantike e vendit.



Sot 5 maji, dita e deshmoreve.

May 5, 2008

Mbare Shqiperia po kujton me nderim 5 Majin, diten e deshmoreve te kombit. Aktivitetet kryesore, kulmuan ne Tirane, me homazhet e autoriteteve te larta shteterore dhe politikaneve te te dy kampeve, ne “Varrezat e Deshmoreve”. Ne nje mot te bukur, me diell dhe nen tingujt e bandes frymore te kryeqytetit, u vune kurora me lule, prane monumentit “Nene Shqiperi”. Ekzekutimi i hymnit kombetar, shenoi mbylljen e ceremonise qendrore ne “Varrezat e Deshmoreve”, per te vijuar me vizitat, ne shtepite e te rënëve.



Besa, “rremben”, cmimin e madh te Top Fest.

May 5, 2008

Kenga ”Engjejt vrasin” e kenduar nga Besa eshte shpallur mbreme fituese e edicionit te 5-te te Top Festit, festivalit me te madh te muzikes moderne shqiptare. Besa ka fituar edhe cmimin e me te votuares ne internet. Nderkohe cmimi i Top Albania Radios iu dha Vitmar Bashes. Festivali nisi me nje performance te te gjithe artisteve mbi nje tabet te kuq duke u shoqeruar gjate mbremjes me plote surpriza te kendshme.



Starton sonte “Top Fest 5″

May 4, 2008

Ne nje mbremje gala me çmime dhe surpriza pa fund, sonte ne oren 21, ne ekranin e Top Channel, starton edicioni i 5-te i “Top Fest”, festivali më i famshem i muzikes moderne shqiptare. Gjithçka do te vije direkt, edhe permes valeve te Top Albania Radio-s. 33 artiste konkurrojne per 15 çmime, mes tyre edhe ai i Top Albania Radio-s dhe ku padyshim më i madhi, mbetet ai prej 10 mije eurosh. Ne krye te perzgjedhjes, qendron nje juri profesioniste, e perbere nga personalitete te rendesishme te artit. Nje tjeter veçanti e ketij jubileu eshte tapeti i kuq, qe ne oren 19-te, shtrohet para Pallatit te Kongreseve, ne kryeqytet. Fansave iu jepet mundesia te shohin nga afer artistet e preferuar, duke perfituar nga rasti t’iu marrin autografe dhe te bejne fotografi.



Comments

Art-Kulturë

Categories

Archives