May 16, 2008
10 persona, me origjine turke, jane arrestuar ne France, Gjermani dhe Holande, pasi dyshohen te kene ndihmuar ekonomikisht, militante islamike ne Uzbekistan. Lajmi u be i ditur nga nje zyrtar i policise franceze, i cili tha, se 8 prej te ndaluarve jane kapur ne jug te Frances, ndersa nuk behet i ditur emri i grupit islamik, qe ata financonin.
May 16, 2008
Hillari Klinton, ka hedhur poshte mundesine e terheqjes se saj nga gara brenda demokrateve per kandidaturen per president te SHBA-ve, edhe pse rivali i saj Barak Obama, ka avantazh te ndjeshem. Sipas analisteve politike, zonja Klinton nuk terhiqet pasi duket e favorizuar ne 5 shtetet e mbetura per t’u votuar, shpreson ne ndonje gafë te Obamës, te ndonje kthese e super-delegateve, si dhe per te rikuperuar borxhin prej 20 milione dollaresh, qe i ka krijuar fushata,
May 16, 2008
Nje e katerta, ose nje e treta e gjallesave jane zhdukur, nga viti 1970, deri me sot. Keto jane te dhenat e shoqerise zoologjike te Londres, qe ka hartuar listen me gjallesat. Ne pak me shume, se sa 35 vjet, 25% e specieve te Tokes, jane zhdukur, 28% e atyre ne det dhe 29% e atyre, qe jetojne neper ujerat e embela. Sipas studimit, njerezit jane pergjegjes per zhdukjen çdo vit te 1% te gjallesave te Tokes.
May 16, 2008
Izraeli, nuk duhet te kete asnje centimeter toke nga Palestina. Keshtu eshte shprehur drejtuesi i rrjetit terrorist, Al Kaeda, Osama Bin Laden, ne nje mesazh zanor, ne 60 vjetorin e krijimit te shtetit hebre. Sheiku terrorist thote ne mesazh: “nese do Zoti, ne do te vazhdojme te luftojme kunder izraeliteve dhe perkrahesve te tyre”.
May 16, 2008
Ne kuader te turit ne Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, viziton sot Arabine Saudite. Bush do te takoje mbretin Abdullah, ne 75 vjetorin e vendosjes formale te marredhenieve dy-paleshe. Pritet qe shefi i Shtepise se Bardhe, t’i kerkoje monarkut, zbutjen e çmimeve te larta te naftes. Edhe Irani eshte perfshire ne diskutime, pasi konsiderohet si kercenim per stabilitetin e rajonit. Vizita ne Arabine Saudite, pason qendrimin tre ditor te Bushit, ne Izrael.
May 16, 2008
Kombet e Bashkuara, paralajmerojne se ekonomia boterore eshte ne prag te renies se shpejte dhe pritet te rritet vetem me 1.8%, gjate 2008-es. Ne nje raport te hartuar nga eksperte te kesaj organizate, problemet lidhen me krizen e kredive, si dhe ne sektorin financiar amerikan, gjate tre mujorit te pare te vitit.
May 16, 2008
Uashingtoni hedh poshte kerkesen e Rusise, Kines dhe Indise, per ri-fillimin e bisedimeve Prishtine - Beograd, rreth statusit te Kosoves. Sipas zedhenesit te departamentit amerikan te shtetit, Shon MekKormak, çeshtja eshte zgjidhur dhe vendi ka fituar pavaresine. Ministrat e jashtem te Moskes, Pekinit dhe Nju Delhit, kerkuan dje percaktimin e statusit, ne kuader te ligjit nderkombetar.
May 16, 2008
Ekipet e shpetimit ne Kine, vazhdojne te luftojne me kohen, per te gjetur te mbi-jetuar nga termeti qe te henen, goditi pjesen jug-perendimore. 60 mije vete u shpetuan ndersa rreth 20 mije persona kane humbur jeten. Bilanci i viktimave, pritet te rritet serisht. Prane epiqendres se lekundjes, eshte zbritur me parashuta edhe pse ekipet kane mungese pajisjesh te specializuara, per te nderhyre ne zonat më te thella.
May 16, 2008
Presidenti serb Boris Tadiç, shprehet i hapur per bisedime me Partine Socialiste, per formimin e koalicionit te ri qeverises. Tadiç, vlereson se forca qe drejton, ndan te njejten ideologji me subjektin e ish-diktatorit Millosheviç, ne synimet per mbajtjen e Kosoves. Negociatat e deritanishme, nuk jane fokusuar ne ndarjen e posteve ministrore.
May 16, 2008
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ne fillim te qershorit do te nise me Gjermanine, nje tur europian. Kjo u konfirmua nga Medvedev, gjate nje takimi ne Moske, me ministrin e jashtem gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer. Shefi i Kremlinit do te zhvilloje bisedime edhe me kancelaren Angela Merkel.