May 14, 2008
Për një imunitet më pak, apo më shumë
Konsensusi i beftë PD-PS, lidhur me ndryshimet kushtetuese, nuk duket se do të ndalë, pasi të mëdhenjtë e politikës kanë vendosur ta shtrijnë atë edhe në nismën për kufizimin e imunitetit. Gjithçka, në pamje të parë, duket normale, madje për t’u përshëndetur, por si çdo gjë shqiptare, e ka një bisht mbrapa. Të habit gatishmëria e tanishme për të ndërmarrë këtë reformë, ndërsa parlamenti ynë ”i ndritur”, ka në duar dy kërkesa të prokuorisë për heqje imuniteti, dhe nuk ka reaguar. Natyrisht që në këtë pikë, dyshimet më të mëdha bien mbi shumicën e kryesuar nga PD-ja, që u bë nismëtare e kufizimit të imunitetit të deputetëve, dhe tashmë ka marrë fytyrën e atij që pengon. Imunitetet e ministrave e ish-ëve, Basha e Mediu, megjithë “gatishmërinë” e të dyve për ta dorëzuar, apo vullnetin e mirë (të paktën në letër) të prokurorisë, kanë mbetur peng i mungesës së dëshirës së kolegëve të tyre, por edhe i burokracive të shumta që ata kërkojnë.
Këtu qëndron çudia, pasi kufizimi i imunitetit te deputetëve u kërkua nga PD-ja për të shmangur burokracitë dhe për të ndihmuar “drejtësinë”, dhe tashmë kur kërkohet hap konkret, veprohet në kundërshtim me idenë. Nga ana tjetër PS-ja, një nga kundështaret e forta të idesë në fjalë, befas është bërë përfaqesuese e flaktë e saj. Madje socialistët kritikuan demokratët, se përse nuk e paraqitën idenë e tyre, së bashku me ndryshimet e tjera kushtetuese, për ta miratuar në grup. Tashmë duket se kjo do të ndodhë, pasi edhe kufizimi i imunitetit te deputetëve, do të përfshihet në kuadër të reformës në drejtësi (thua se kjo e fundit po çalon vetëm prej këtij hapi). Ajo që të lë shije të hidhur në këtë mesele, është fakti se për fjalë e zënka përpara kamerave, ligjvënësit tanë nuk kanë shokë, por kur ndonjë privilegj i tyre preket konkretisht (siç është edhe imuniteti), ata jo vetëm ngurojnë, por mundohen që ta pengojnë të realizohet. Edhe ideja e kufizimit, që duket se do të përfshihet në reformën në drejtësi, me të drejtë mund të komentohet, se do të jetë për një imunitet më pak, apo më shumë për politikanët tanë “të ndritur”.
May 7, 2008
Perplasjet politike, të zakonshme për mjedisin shqiptar, duket të jenë fashitur disi, të paktën për çështje të rëndësishme dhe me interes madhor. Lufta sikur është transferuar nëpër institucione, madje me një vëzhgim sipërfaqësor të ditëve të fundit, të ngjan me një duel të heshtur mes forcës qeverisëse (nënkuptuar kryeministrin Berisha) dhe ofiqeve që nuk varen prej tij, ose janë mbi të. Kjo shfaqet dukshëm, në kthimin nga presidenti Topi te ligjit, shumë të debatuar për legalizimet, ndërsa më pas ai dekretoi ndryshimet kushtetuese, të kundërshtuara edhe prej tij. Në të njëjtën linjë paraqitet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kundër ligjit për para-pagimin e gjobave nga bizneset.
Deri këtu gjithçka duket si rrjedhë normale e instiutucioneve, në një shtet demokratik, dhe e tillë është. Por ajo çka të lë një shije disi jo të mirë, është fakti, se disa nga këto lëvizje paraqiten në trajtën e presioneve politike mes palëve, të përfshira në këtë duel të heshtur. Duke shpresuar në një veprim të presidentit në favor të tyre, madje duke parë edhe rreshtimin e tij kundër, partitë e vogëla i kishin kërkuar Topit, mos-dekretimin e ndryshimeve kushtetuese, që u miratuan në kuvend me shumicë të madhe votash (falë kompromisit PD-PS). Por lëvizja e kreut të shtetit, ishte e ndryshme dhe jo aq e papritur, pasi rspektoi forcën e shumicës, ndërsa vendosi të përdorë kartën e tij me ligjin e legalizimeve, të cilin e riktheu për rishqyrtim ne kuvend.
Qëndrimi i kryeministrit, menjëherë pas lëvizjes së presidentit, ishte i matur, si për të transmetuar harmonizmin e punës së institucioneve. Berisha pranoi me një lehtësi të pamenduar, se ligji për legalizimet do të rishihet, thua se e kishte penguar njeri ta ndërmerrte këtë hap, në kohën e duhur, atëherë kur kundërshtohej në kuvend. Duket se atij i erdhi më shumë për shtat dekretimi i ndryshimeve kushtetuese, për hir të të cilave mund të sakrifikojë dhe një ligj të rëndësishëm (sipas vetë Berishës) si ai i legalizimeve. Berisha u shfaq i matur dhe në respekt, edhe të vendimit të Gjykatë Kushtetuese, për ligjin e parapagimit te gjobave nga bizneset, madje premtoi kompensim të të penalizuarve deri tani. Por nuk harroi, që të kritikojë gjykatën, e cila sipas tij, në raste të tilla, del mbi të gjitha palët. Zhvillimet e mëtejshme politike, brend ainstitucioneve, apo në marrë-dhëniet mes tyre, po bëhen gjithnjë e më interesante dhe po të fusësh ndër to edhe Prokurorinë, dueli i heshtur, pritet të marrë zë, në një të ardhme, jo të largët.
Nga Robert Prifti
May 2, 2008
Papunësia në Shqipëri është më e lartë, nga sa raportohet zyrtarisht. Këtë konstatim ka bërë Instituti i Statistikave, që ka ballafaquar shifrat qeveritare për këtë problem dhe ato të servirura nga Banka Botërore e FMN-ja. Sipas qeverisë, niveli i papunësisë në vend është 13.2% i forcës së aftë për punë, ose rreth 142 mijë vetë. Ndërsa pë organizmat ndërkombëtarë shifra është më e lartë, madje shumë, rreth 30% të totalit.
Read more
April 29, 2008
Emri Gërdec vazhdon te jetë kryefjalë për shqiptarët, e ndoshta i tillë do të mbetet edhe për më tepër kohë. Pasojat e tragjedisë së 15 marsi, në fshatin e vogël e të humbur pranë Vorës, kanë nisur të fashiten disi, por emri Gërdec është kthyer në betejë politike. Gjithçka pritet të shihet shpejt, pasi është politika ajo që shqetësohet më shumë për Gërdecin dhe pasojat e tij. Shtyrja erdhi nga prokuroria, e cila preu ftesën e parë VIP për këtë ngjarje, që mban emrin Fatmir Mediu, ish-ministri i mbrojtjes.
Kjo lëvizje turbulloi disi ujrat brenda së djathtës, pasi republikanët shfaqën pakënaqësi, duke e quajtur kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Mediut, tendencioze dhe të pamotivuar. Madje Mediu bëri presion, duke paralajmëruar këdo që të mos përdori dhe të mos abuzojë me dorëheqjen e tij nga posti i ministrit. I vetmi person (nga ata me peshë politike) që nuk ka reaguar ende, rreth ketij zhvillimi, është kryeministri Berisha, i cili me heshtjen, sikur e ka mbështetur prokurorinë, por edhe reagimin e Mediut. Ndërsa presidenti Topi, doli ne krah te organit te akuzës dhe objektivitetit te tij.
Topi i përgjesisë për Gërdecin, për momentin është hedhur në fushën e shumicës parlamentare, ndonëse ajo është shprehur e gatshme që ta heqë imunitetin e Mediut dhe të kujtdo që do të hetohet. Opozita e majtë nuk kishte se si të mos e mbështeste kërkesën, pas zhurmës që bëri për Gërdecin dhe përgjegjësit e tij, duke vazhduar së nguluri këmbë, për largimin e Berishës.
Por lëkundjet që ka shkaktuar “tërmeti” Gërdec, po ndihen ende në politikë, pasi ujërat e saj janë trazuar tashmë edhe brenda kampeve, të majtë e të djathtë, për të kaluar në ndonjërast, edhe brenda partisë (rasti i demokristianëve). Meta e Rama, brenda së majtës, kanë treguar shenja zbutjeje, me thirrje drejtuar njëri-tjetrit për ribashkim, por pritet të shihet e ardhmja e afërt, pasi secili prej tyre kërkon të mbetet “gjeli”. E djathta, veç demokristianëve, duket më e qetë ndonëse efektet post Gërdec, mund ta trazojnë koalicionin, veçanërisht për republikanë, që kryetarin e tyre, do ta shohin shpejt pa mandat dhe ndoshta të pandehur.
April 25, 2008
Ideja e hedhur këto ditë nga kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, për krijimin e një poli të tretë politik, për të përballuar bashkëpunimin PD-PS, që u kurorëzua me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, po ravijëzohet. Mbetet për t’u parë vetëm, se kush do të hyjë në këtë pol të ri politik. I sigurtë është aderimi i LSI-së, së drejtuar nga Ilir Meta, që është dhe më i ashpri në sulmet kundër dyshes Rama-Berisha, madje ai hamendësohet dhe si lideri i polit.
Read more
April 22, 2008
Skenat e të hënës në mbrëmje në kuvend do të fiksohen gjatë në kujtesën historike të shqiptarëve, veçanërisht të atyre që interesohen sado pak për politikën. Ndryshimet në kushtetutë, të kërkuara me ngulm nga PS-ja dhe PD-ja, u miratuan nga një shumicë e madhe (e harruar, apo e paparë prej shumë kohësh) deputetësh, plot 115. Kur përfundoi kjo “mesele”, që ngërtheu për dy javë politikën (të mëdhenj e të vegjël), fjalët e artikuluara nga kryeparlamentarja Topalli ngjanin me urimin “Rroftë kushtetuta e ndryshuar!
Read more
April 18, 2008
Zhvillimet e fundit, brenda Partisë Demokratike, veçanërisht grupit te deputetëve të saj, kanë çuditur mediat, pasi ngjarje të tilla nuk kanë qenë të zakonshme për partinë më të madhe në pushtet, të paktën së fundi. Një grup prej 28 deputetësh (sipas mediave), janë ngritur kundër shefit të tyre, kryeministër, duke e kundërshtuar për një pjesë të ndryshimeve kushte-tuese, për të cilat ai ka rënë në një mendje me PS-në. Ata kundërshtojnë ndryshimin që lidhet me zgjedhjen e presidentit të vendit, duke kërkuar, që ai të zgjidhet nga populli.
Read more
April 15, 2008
Perfaqësues të pakicës greke në vend, edhe pse të paktë në numër, shpesh herë kanë fryrë tullumbace nacionaliste me ngjyra anti-shqiptare, duke krijuar më shumë amulli, se sa shqetësim në politikën shqiptare. Tullumbacet kanë qenë të shumtë, pasi jo pak herë janë fryrë edhe nga Athina, por njëri prej tyre është fryrë aq shumë, sa tashmë duket të jetë shndërruar në ballon. Ky ballon e ka emrin Vasil Bollano, i cili është shndërruar në një fenomen të riciklueshëm, që jo vetëm ndot klimën e mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke, por erë kutërbuese, nga ajo e nacional-shovinizmit grek.
Read more
April 10, 2008
Tragjedia e Gërdecit, marrja e ftesës për anëtarësim në NATO e ndezën, por edhe shuan tensionin brenda politikës shqiptare, e cila duket se i ka harruar këto zhvillime, për të menduar më konkretisht për veten. Eshtë reforma zgjedhore dhe ndryshimet e pritëshme ne ligjin elektoral, që tashmë kanë ngërthyer politikën dhe që po bëjnë, të rishfaqet e ndarë, apo e fragmentarizuar, ndryshe nga sa u pa në dy zhvillimet e mësipërme. Këtë herë konflikti është kthyer mes të vegjëlve dhe të mëdhenjve, PS e PD.
Read more
April 8, 2008
Boksierët shqiptarë nuk arritën as të provojnë fatin e tyre, pasi jane perjashtuar nga eliminatoret per ne Lojerat Olimpike te Pekinit, qe po mbahen tashme ne Athine. Gjithçka lidhet me nje kapriço diplomatike greke, pasi vonesat per pajisjen e ekipit tonë kombëtar me viza, bënë që sportistët shqiptarë të skualifikohen nga rruga e tyre e mundëshme për në Pekin. Drejtues të kombëtares kuqezi te boksit njoftuan, se me gjithë këmbënguljen e tyre, viza nuk janë dhënë, ndersa shteti ka qëndruar indiferent përballë këtij diskriminimi të rradhës.
Read more