May 16, 2008
Grupi i perbashket i eksperteve maqedone dhe kosovare do te mbaje sot ne Prishtine, takimin e rradhes per caktimin e vijes kufitare mes dy vendeve. Keshilltari i kryeministrit Thaci, Besim Çollaku deklaroi, se fushata zgjedhore ne Maqedoni, nuk te ndikoje ne punen e komisionit. Sipas tij, procesi i caktimit te vijes kufitare do te zgjase me shume, nga sa ishte parashikuar, pasi duhet te zgjidhen disa gjera, ne terren.
May 16, 2008
Autoritetet kosovare shprehin shqetesim per rritjen e kontrabandes, ne veri te vendit, pas shkaterrimit te dy pikave doganore ne kufirin Kosove-Serbi. Prej 3 muajsh, doganieret kosovare nuk janë te pranishem ne veri te vendit, pasi me 17 shkurt, grupe serbesh iu vune zjarrin doganave, ne Zubin Potok dhe Leposaviq. Presidenti Sejdiu ka kerkuar nga UNMIK-u dhe KFOR-i, rivendosjen sa me pare te autoritetit doganor ne kufirin me Serbine, pasi ne kete zone, eshte rritur ndjeshem kontrabanda.
May 15, 2008
6 persona u arrestuan ne Prishtine per falsifikim dokumentash, njeri prej te cileve punonjes i Sherbimit Policor te Kosoves. Mes materialeve te sekuestruara gjendet edhe vula e administratorit te UNMIK-ut Joakim Ryker. Gjithashtu mbi te ndaluarit rendon akuza e favorizimit te trafikut klandestin.
May 15, 2008
Ish-luftetari i UÇK-se, Haradin Balaj, eshte transferuar ne France per vuajtjen e pjeses se denimit te mbetur, dhene nga gjykata nderkombetare e Hages. Balaj eshte denuar ne vitin 2005, me 13 vjet burg, per krime lufte ne Kosove, gjate viteve ’98-99. Ne ate proces gjyqesor, Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, u shpallen te pafajshem.
May 15, 2008
India, Kina dhe Rusia, vazhdojne te kembengulin ne ri-fillimin e bisedimeve Prishtine-Beograd, rreth statusit te Kosoves. Duke mos e konsideruar te mbyllur çeshtjen, ministrat e jashtem te ketyre vendeve, bene thirrje qe palet te angazhohen ne diskutime te reja. Sipas kryediplomatit te Moskes, problemi duhet zgjidhur, ne kuader te kornizes se ligjit nderkombetar.
May 15, 2008
Mikele Luixhi Xhifoni, eshte ambasadori i pare italian, i emeruar ne Kosove, pas shpalljes se pavaresise se saj. Lajmi u be i ditur nga perfaqesuesi i zyres italiane ne Prishtine, gjate takimit me presidentin Sejdiu, te cilit i paraqiti edhe letrat kredenciale.
May 15, 2008
Javen e ardheshme, NATO do t’i kerkoje OKB-se, sqarime lidhur me çeshtjen e kompetencave te pushtetit ne Kosove, pas 15 qershorit, kur hyn ne fuqi kushtetuta e re e vendit. Më 22 maj, Jap De Hup Shefer dhe Ban Ki Mun do te takohen ne Nju Jork. Aleanca Veri-Atlantike eshte shprehur e gatshme te ndihmoje qeverine e Prishtines, ne zbatimin e planit Ahtisari. Por, mediat e huaja, vleresojne se shefi i Kombeve te Bashkuara do ta kete te veshtire, t’i pergjigjet Sheferit, rreth çeshtjes.
May 14, 2008
Shqiptaret e Lugines se Presheves nuk do te mbeshtese asnje qeveri te Serbise, qe do te perbehet nga nacionaliste te vijes se ashper. Keshtu deklaroi deputeti i vetem shqiptar ne parlamentin e ri te Beogradit, i zgjedhur ne kete rajon, me 11 maj, Riza Halimi, qe konfirmoi mbeshtetjen per koalicionin fitues pro-europian te presidentit serb, Boris Tadiç. Sipas Halimit, qeveria nga forcat moderatore, do t’u mundesonte edhe shqiptareve, te ngrinin zerin per me shume te drejta ne Luginen e Presheves.
May 13, 2008
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, vazhdon te deklaroje, se procesi i zgjedhjeve serbe, ne Kosove, eshte i paligjshem. Por persa i takon rezultatit te tyre, Sejdiu tha, se eshte zgjedhje e popullit serb, se kujt i jep mandatin per te udhehequr. Por Sejdiu theksoi, se eshte me rendesi qe ne te gjithe rajonin, te udheheqin forcat demokratike.
May 12, 2008
Prokuroria e pergjitheshme ka dorezuar ne kuvend, dosjen me materialet shtese, per heqjen e imunitetit, ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu. Sipas deklarimeve te fundit te kryetares Topalli, pritet qe keshilli i rregullores dhe mandateve, te njihet me dokumentet e reja. Ky keshill nuk merr vendim te formes se prere, por i paraqet kuvendit mendimin ne lidhje me kerkesen e prokurorise, per heqjen e imunitetit te Mediut.