May 17, 2008
Ekstradohen nga Britania, dy te akuzuarit per abuzime seksuale me femije shqiptare. Dino Kristodulu dhe Robin Arnold, mberriten ne Shqiperi, ne oret e para te mengjesit. Prej disa vitesh, ata jane vene ne qender te skandalit, pas denoncimeve te te miturve jetime, qe mbaheshin ne nje qender bamiresie, te Tiranes, ku ishin te punesuar edhe te pandehurit.
May 16, 2008
Eshte shtyre seanca gjyqesore e hapjes se procesit rreth zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedon, Remzi Hoxha, ne vitin 1995. Shkak per shtyrjen e metejshme te seances se pare, eshte bere fakti, se dy prej te akuzuarve nuk ndodheshin ne salle. Budjon Meçe, ndodhet ne spital ne gjendje te rende, ndersa Ilir Kumbaro, nuk ndodhet ne vend, prej 10 vjetesh. Ne salle u paraqiten vetem ish drejtues te SHIK-ut te Tiranes, Arben Sefgjini e Avni Koldashi.
May 16, 2008
Dy vellezer nga Bajram Curri jane ndaluar nga policia vendore mengjesin e sotem, pasi kane dhunuar fizikisht nje mjek te spitali te Tropojes. Shefqet dhe Naim Ladaj akuzohen per plagosjen e mjekut roje, Petrit Malaj, pasi ishin te pakenaqur me sherbimin ndaj nje te afermi te tyre, i shtruar ne spital. Ky eshte rasti me i fundit i dhunes se ushtruar ndaj bluzave te bardha, qe shpesh here kane kerkuar me shume sigurine ne pune.
May 16, 2008
Nje 39-vjecar nga Elbasani i dha sot fund jetes, duke u vetevarur. Fatmir Sula eshte gjetur pa jete nga familjaret, ne fshatin Balgë e Siperme, ne Bradashesh. Mendohet, se varferia ka qene shkakur qe çoi ne vete-flijim 39 vjecarin, pasi ishte pushuar nga puna, ne ndermarrjen Rruga-Ura, ku punonte.
May 16, 2008
Prokuroria e Pergjitheshme, konfirmon gatishmerine qe te bashkepunoje me Hagen, nese gjykata nderkombetare per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi, kerkon te zhvilloje hetime, mbi akuzat e Karla Del Pontes. Ish-kryeprokurorja e kesaj gjykate, ne nje liber te botuar se fundi, hamendeson per perfshirjen e ish-luftetareve te UÇK-se, ne trafik organesh te te burgosurve serbe, qe mbaheshin ne nje fshat te Burrelit. Njeherazi, prokuroria shqiptare vlereson, se ne botimin e Del Pontes, nuk paraqitet ndonje element shtese, i vlefshem per t’u hetuar.
May 16, 2008
Aksidentet automobilistike, vazhdojne te pergjakin rruget shqiptare. Ne aksin Fushe Kruje - Tirane, nje i moshuar humbi jeten ndersa perpiqej te kalonte rrugen. Ymer Tafuka 75 vjeç u perplas sot nga nje makine, e larguar me shpejtesi prej vend-ngjarjes. Policia ka nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit.
May 16, 2008
Prangoset autori i vrasjes se djeshme, ne Shijak. Ne oret e para te mengjesit, policia arrestoi Nazmi Radmillin, i dyshuar se ka ekzekutuar 46 vjeçarin Hysen Bega, per motive ende te panjohura. Radmillit, iu sekuestrua edhe arma e krimit. Nderkaq, mbreme u vra ne Shkoder, nje 45 vjeçar, pronar i disa lokaleve. Biznesmeni Esat Valbona eshte qelluar me arme zjarri, ne lagjen ‘’Manush Alimani’’ nga persona te pa-identifikuar. Policia po heton per konflikte te vjetra.
May 16, 2008
Sektorit te vrasjeve ne policine e Tiranes, i ri-kthehet dosja e Kasharit, lidhur me skandalin e pronave. Pas zhvarrosjes se denoncuesit kryesor dhe zbulimit se nuk ishte vetevrare, por ekzekutuar, hetimet u hapen serisht. Nderkaq, policia e prokuroria jane perfshire ne nje lufte te ftohte, per mbulimin e se vertetes. Sipas organit te akuzes, ishte policia kriminale, qe e percolli dosjen, me perfundimin se Gani Kamberi u vetevra.
May 16, 2008
Prangoset autori i vrasjes se djeshme, ne Shijak. Ne oret e para te mengjesit, policia arrestoi Nazmi Radmillin, i dyshuar se ka ekzekutuar 46 vjeçarin Hysen Bega, per motive ende te panjohura. Radmillit, iu sekuestrua edhe arma e krimit. Nderkaq, mbreme u vra ne Shkoder, nje 45 vjeçar, pronar i disa lokaleve. Biznesmeni Esat Valbona eshte qelluar me arme zjarri, ne lagjen ‘’Manush Alimani’’ nga persona te pa-identifikuar. Policia po heton per konflikte te vjetra.
May 16, 2008
Shqiperia i ka shperbere organizatat kryesore kriminale, duke iu prere lidhjet politike, por lufta nuk eshte fituar, ende. Keshtu u shpreh ministri i brendshem, Bujar Nishani, ne nje interviste dhene agjencise franceze te lajmeve, AFP. Nder te tjera, Nishani theksoi se gjithnje do te kete perpjekje, qe Shqiperia te perdoret si pike tranziti per trafiqe, ndaj beteja vazhdon.