Biberaj: Shqiperia e afte te mireprese investime te huaja.

May 16, 2008

Shqiperia ka nevoje per investime te huaja, tashme qe qeveria ka krijuar te gjitha kushtet, per thithjen e tyre. Keshtu u shpreh zv.presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Aleksander Biberaj, gjate takimit qe pati ne Stokholm me kryeministrin e Suedise, Frederik Reinfeld. Biberaj diskutoi me mikepritesin, mbi prioritetet e Suedise, e cila kete vit merr presidencen e BE-se, si dhe mundesine e integrimit te shpejte te vendit ne BE, gje qe u konfirmua edhe nga kryeministri suedez.



Kryeprokurori britanik kerkon transparence ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi

May 15, 2008

Krye-prokurori britanik Ken MekDonald theksoi nevojen e tranparances ne sistemin e drejtesise, per te arritur rezultate ne luften kunder korrupsionit. Deklarata e tij u be ne nje konference per shtyp se bashku me ambasadorin britanik ne vendin tone, Wilson. Ju duhet te keni struktura transparente, sepse duke qene te tilla nuk do te inkurajonin korrupsionin. Njerezit duhet te kene besim tek strukturat e drejtesise - tha Mek Donald. Persa i takon çeshtjes se ekstradimeve, ai tha se nese nje person ka kryer krime ne Shqiperi dhe fshihet ne Britani, autoritetet angleze do te bejne ç’eshte e mundur per ta ekstraduar ate.



Ministri i Drejtesise Alibeaj kerkon monitorim te punes se gjykatesve

May 15, 2008

Ministri i drejtesise Enkelejd Alibeaj kerkoi monitorim te punes se gjykatesve nga sekretarët e tyre. Ky propozim eshte kundershtuar nga gjyqtaret gjate nje mbledhjeje te zhvilluar sot ne nje nga sallat e gjykates se Tiranes. Alibeaj. Por ministri Alibeaj deklaroi se do te paditen ne Prokurori, gjyqtare te akuzuar per korrupsion. E gjitha, kjo sipas Alibeajt, behet ne kuader te rritjes se tranparences ne sistemin e drejtesise.



Paloka, i kerkoi prokurorise, hapjen e dosjeve te korrupsionit.

May 15, 2008

Deputeti demokrat, Edi Paloka, kerkoi sot hapjen e dosjeve te korrupsionit, te depozituara, sipas tij, ne Prokurori. Gjate diskutimeve te lira ne kuvend, Paloka tha, se gjate qeverisjes socialiste ka patur mungese vullneti per te luftuar korrupsionin. Persa i takon ceshtjes se imunitetit, Paloka tha, se sot eshte nje minister pa imunitetit dhe nje ish-minister i gatshem te lere imunitetit. Ai theksoi, se socialistet i hiqnin imunitetin vetem deputeteve te opozites.



Bode, reagon pas braktisjes qe opozita i beri seances parlamentare.

May 15, 2008

Ministri i financave Ridvan Bode, reagoi menjehere pasi opozita braktisi sot sallen e kuvendit, duke kerkuar shtyrjen e miratimit te projekt-ligjeve mbi procedurat tatimore, si dhe falimentit. Socialistet kerkuan më shume diskutime ndersa Bode, theksoi se ndryshimet jane pergatitur prej kohesh, per te penguar bizneset fantazem qe drejtohen nga zyrtare te larte.



Opozita, reagon ndaj reformes ne sektorin e naftes, Ballsh.

May 15, 2008

Shqetesimi i opozites, lidhur me reformen ne sektorin e naftes ne Ballsh u zhvendos sot ne sallen e kuvendit. Deputeti socialist, Kastriot Islami deklaroi sot se shteti partiak, po diskriminon socialistet, duke i quajtur politike levizjet e fundit.



Opozita, largohet nga seanca parlamentare.

May 15, 2008

Seanca plenare e rradhes, po vazhdon ne mungese te deputeteve te opozites, qe braktisen sallen, rreth 30 minuta, më pare. Ata kerkuan shtyrjen e diskutimeve te projekt-ligjeve per falimentin, si dhe procedurat tatimore, duke pretenduar se nuk jane diskutuar me biznesin. Por, shumica, refuzoi, te merrte parasysh kerkesat e opozites. Nderkaq, kryetarja e grupit socialist Valentina Leskaj e kushtezoi pranine e te majteve, me prezencen e kryeministrit Berisha, ne salle.



Oketa, viziton ushtaret shqipetare ne Afganistan.

May 15, 2008

Ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa zhvilloi nje vizite blic ne Afganistan, e para pas marrjes se detyres. Oketa ishte ne Kabul dhe Haret, ku takoi kontigjentin e paqe-ruajtesve shqiptare. Gjate fjales se tij, ministri theksoi rendesine e anetaresimit te plote te Shqiperise ne Nato, duke e quajtur sfide, qe duhet permbyllur vitin e ardhshem.



Britania dhe Shqiperia, bashkepunim ne fushen e drejtesise

May 14, 2008

Britania dhe Shqiperia do te bashkepunojne per disa ceshtje ne fushen e drejtesise persa i takon ekstradimeve apo luften ndaj krimit te organizuar. Deklarata u be sot nga kryeprokurorja Ina Rama, gjate nje konference te perbashket per shtyp me homologun e saj britanik Ken MekDonald. Rama tha se do te ngrihen grupe pune te perbashketa per perafrimin e ligjit me BE-ne. Ajo konfirmoi se do te ekstradohen dy shtetas anglez qe akuzohen per abuzime me te mitur. Nderkaq kryeprokurori britanik MekDonald u shpreh se oficeret dhe prokuroret te dy vendeve kane punuar se bashku per te vene perpara pergjegjesise kriminelet.



Godo, mbeshtet referendumin per mbrojtjen e kushtetutes.

May 14, 2008

Ish-bashkehartuesi i kushtetues, Sabri Godo, dha sot mbeshtetjen e tij per referendumin, ne mbrojtje te dokumentit themeltar te shtetit. Ai arsyetoi, se partite po nderhyjne ne kushtetute, sipas interesit te tyre. Duke folur, rreth akuzave te prokurorise ndaj ish-ministrit Mediu per tragjedine e Gerdecit, Godo tha, se se ato jane te paqena. Ai i kerkoi presidentit Topi, te rishikoje qendrimet e prokurorise, ndaj kreut te PR-se, Mediu. Presidenti i asamblese republikane, i kerkoi edhe kryeministrit te reagoje, pasi sipas Godos, deputete te PD-se po kerkojne largimin e PR-se, nga koalicioni qeverises.



Comments

Politika

Categories

Archives