May 16, 2008
Partia radikale serbe, ajo demokratike “Serbia e re”, dhe partia socialiste pritet te formojne koalicionin e ri qeverises. Lajmi behet i ditur nga gazeta serbe “Veçernje Novosti”, sipas se ciles, partite ne fjale kane rene dakort per koalicionin e ri, mbreme ne darke, 4 dite pas mbylljes se votimeve dhe ne kujtim te formimit te qeverise “Koshtunica 2”.
May 16, 2008
Misioni i OSBE-OD’HIR/it, ne Shkup, keto dite, pritet te publikoje nje raport per procesin para-zgjedhor, ne Maqedoni. Shefi i vezhguesve, Rober Beri, pas takimit me presidentin Cërvenkovski, shmangu komentet rreth incidenteve te fundit, qe kulmuan me atentatin kunder kryetarit te BDI-se, Ali Ahmeti. Vetem, pas mbarimit te zgjedhjeve, OSBE-OD’HIR/i do te jape nje vleresim te plote, te procesit zgjedhor.
May 15, 2008
Serbia, vazhdon te kundershtoje planet e NATO-s per te stervitur forcat e sigurise se Kosoves, pasi nuk e njeh pavaresine. Por, pavaresisht mos-marreveshjeve me shume vende te Aleances, Beogradi konfirmon bashke-punimin me NATO-n, per reformimin e forcave te armatosura. Deklarata u be nga ministri serb i mbrojtjes, Zdravko Ponosh.
May 14, 2008
Forcat pro-perendimore qe fituan zgjedhjet serbe te 11 majit duket, se do te formojne koalicionin qeverises me partine socialiste. Lajmi eshte bere i ditur per gazeten serbe “Blic”, nga nje zyrtar prane presidentit Tadic. Por Negociatat mes socialisteve serbe, trashegimtare te ish-diktatorit MIlosheviç dhe forcave pro-europiane, pritet te perfundojne ne fund te muajit. Nderkohe Komisioni qendror i zgjedhjeve ne Serbi ka shtyre dhenien e rezultatin perfundimtar, pasi ka patur kontestime per disa zona, qe edhe nese perseriten votimet, nuk ndikojne ne rezultat.
May 14, 2008
Presidenti maqedon, Branko Cërvenkovski, ka deklaruar, se qeveria e re, e cila do te dale nga zgjedhjet e parakoheshme te 1 qershorit, duhet te njohe shpejt pavaresine e Kosoves. Ky proces, deklaroi Cërvenkovski, eshte vonuar prej samitit te NATO-s dhe zgjedhjeve te parakoheshme. Kreu i shtetit maqedon, pranoi se qeverimi i vendit te tij do te jete i njejte me ate te shumices se BE-se dhe te NATO-s.
May 14, 2008
Shkon ne dy, numri i te akuzuarve per atentatin e deshtuar, kunder kryetarit te BDI-se, ne Maqedoni, Ali Ahmeti. Krahas 31 vjeçarit Faruk Iljazi, i arrestuar menjehere pas sulmit te se henes, i dyshuari tjeter eshte Vullnet Xhelili, 29 vjeç, i shpallur ne kerkim. Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, gjate nje konference shtypi, konfirmoi plagosjen e nje personi dhe demtimin e 6 makinave te zyrtareve te BDI-se.
May 13, 2008
BE-ja ka denuar incidentet e ndodhura dy ditet e para te fushates zgjedhore, ne Maqedoni. Sipas ambasades sllovene ne Shkup, dhuna nuk ka vend ne fushaten zgjedhore, ndersa autoritetet duhet te hetojnë incidentet dhe të dënojnë ata që i kanë kryer. Nder te tjera, Sllovenia e cila mban presidencen e radhes ne BE, u shpreh se “partitë duhet të respektojnë premtimet e dhena gjatë nënshkrimit të Kodit për një proces lire dhe të qetë”.
May 13, 2008
Uashingtoni, pershendeti fitoren e pro-perendimorit Tadiç ne zgjedhjet e parakoheshme te se djeles, ne Serbi dhe kerkon qe vendi te shohe perpara. Zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Shon MekKormak, vuri ne dukje se vendimet, mbeten ne duart e drejtuesve dhe popullit serb. MekKormak, theksoi se nxisin Beogradin te shohe drejt te ardhmes europiane. Nderkaq, Moska, tha dje, se shpreson ne krijimin e nje koalicioni qeveritar pro-rus.
May 13, 2008
Bashkimi Demokratik per Integrim mban sot nje proteste ne Tetove kunder incidenteve qe po shenojne fushaten para zgjedhjeve te 1 qershorit, ne Maqedoni. Kryetari i partise Ali Ahmeti, dje i shpetoi nje atentati ne fshatin Rakovec, te komunes se Bogovës. Nje kalimtar rasti mbeti i plagosur nga te shtenat me arme zjarri dhe 3 makina u demtuan. Policia maqedone arrestoi nje person, te identifikuar si Faruk Iljazi ndersa vazhdojne hetimet. Duke e quajtur sulmin te motivuar politikisht, Ahmeti kerkoi ekspertize nderkombetare.
May 12, 2008
Mediat greke kane bere te ditur se emri “Maqedonia e re” eshte propozimi i fundit, qe mbahet sekret nga qeveria greke. Sipas mediave, kryeministri grek Karamanlis, e ka mbajtur te fshehur kete propozim, per ta paraqituar ate me pas si zgjidhja e mundshme e ceshtjes se emrit, mes Maqedonise dhe Greqise. Nderkaq anketat e fundit ne Greqi, arrijne ne perfundimin, se rreth 80% e grekeve, kerkojne zgjidhje te emrit, pa fjalen Maqedoni.