May 16, 2008
223 shqipetare, kane hequr dore nga shtetesia e tyre, brenda 5 muajve te pare te ketij viti, ndersa vetem 17 eshte numeri i atyre, qe kane kerkuar ta marrin kete shtetesi. Shifrat behen publike ne faqen zyrtare te Presidences, e cila vendos per dhenien, por edhe per heqjen e shtetesise.
May 16, 2008
Ministria e ekonomise reagoi sot, lidhur me reformen ne sektorin e naftes, ne vend, qe po çon ne shkurtime te punonjesve, ne kompanite Armo dhe Albpetrol. Numri dy i ketij dikasteri Neritan Alibali deklaroi se per te zbutur efektet sociale te papunesise, qeveria do te trajtoje me page nje vjeçare, te larguarit. Ministria e ekonomise, sqaroi se te pakenaqurit me reformen ne sektorin e naftes, mund te depozitojne ankesat, prane komisionit te ngritur per kete çeshtje.
May 15, 2008
Shqiperia renditet ne vendin e 136, mes 178 vendeve, ne listen e Bankes Boterore lidhur me lehtesirat e te berit biznes. Vendi yne bie ne sy, si i fundit edhe mes vendeve te rajonit, pasi Bullgaria renditet ne vendin e 46-te. Sllovenia ne te 55-in, Maqedonia te 75-in, Serbia te 86-in, Kroacia te 97-in, Greqia te 100-in dhe Bosnja te 105-in. Kjo renditje e Bankes boterore, i perket studimit te periudhes, prill 2006-qershor 2007.
May 15, 2008
Ko’orporata Elektro-Energjetike Shqiptare njofton per nderprerje ne disa zona te Tiranes. Kufizimet qe nisin ne keto çaste deri ne oren 16-te, perfshijne “Qytetin Studenti”, “Rrugen e Elbasanit”, “Ali Demin”, “Kodren e Priftit”, Shkozen dhe Farken. Sipas Kesh-it, shkak i nderprerjeve jane punimet ne nen-stacionin e uzines se Traktorit.
May 15, 2008
Vazhdojne edhe sot protestat, ne hyrje te kombinatit te perpunimit te thelle te naftes, ne Ballsh. Rreth 200 punonjes te larguar, ne kuader te reformes strukturuese, jane grumbulluar, per te penguar punen. Ata kerkojne ri-berjen e listes se shkurtimeve, sipas kritereve ligjore, duke pretenduar se levizjet e deritanishme motivohen politikisht. Gjate dites se djeshme, nje grup punonjesish, te mbeshtetur nga qytetare, bllokuan per rreth nje ore, rrugen kombetare Fier-Tepelene.
May 14, 2008
Mbi 300 punonjes te kombinatit te perpunimit te thelle te naftes, ne Ballsh, kane rezultuar sot te papune. Pasi kane pare emrat e tyre, ne nje liste shkurtimesh, ne dyert e kombinatit, ne oren 7 te mengjesit, ata kane protestuar per ore te tera, duke arritur deri ne bllokimin e rruges kombetare Fier-Tepelene. Protesta e tyre eshte shoqeruar nga masat e marra prej policise, ndersa burime nga kombinati, lajmerojne per publikimin se shpejti, te nje liste te me 150 te shkurtuar te tjere, nga puna, si pasoje e reformes. te kombinatit te perpunimit te thelle te naftes, ne Ballsh, kane rezultuar sot te papune. Pasi kane pare emrat e tyre, ne nje liste shkurtimesh, ne dyert e kombinatit, ne oren 7 te mengjesit, ata kane protestuar per ore te tera, duke arritur deri ne bllokimin e rruges kombetare Fier-Tepelene. Protesta e tyre eshte shoqeruar nga masat e marra prej policise, ndersa burime nga kombinati, lajmerojne per publikimin se shpejti, te nje liste te me 150 te shkurtuar te tjere, nga puna, si pasoje e reformes.
May 14, 2008
Ministria e shendetesise dhe instituti i shendetit publik, angazhohen ne nje fushate informimi, per parandalimin e pasojave, qe mund te kene ne popullate, temperaturat e larta te stines se veres. Fushata qe nis nga qendrat shendetesore te kryeqytetit, pritet te vazhdoje me shperndarjen ne rrethe te flete-palosjeve me masat e rekomanduara, per mbrojtjen nga dielli.
May 13, 2008
Dy projekte italo-shqiptare, mbi energjine dhe biznesin, prezantohen ne Durres, më 17 maj. Eshte fjala per “Klin Enerxhi”, nje bashkepunim i “Venecia Sh.p.k”, dhe Kesh-it, qe synon promovimin dhe fuqizimin e efiçences energjetike, ne vend. Gjithashtu, lajmerohet paraqitja e projektit mbi infrastrukturen kufitare, i financuar nga “Vega” dhe Instituti i Studimeve Bashkekohore ne Tirane. Qellimi eshte bashkepunimi mes shoqerive te Venecias dhe Shqiperise, permes rritjes se mundesive te biznesit.
May 13, 2008
Punonjesit, qe kane mbetur pa pune per shkak te reformes ne TEC-in e Ballshit, protestuan ne hyrje te ndermarrjes. Ata ishin te revoltuar nga vendimi i drejtuesve te TEC-it dhe komisionit per kryerjen e reformes. Drejtuesit thone, se per kryerjen e reformes jane zbatuar te gjithe kriteret, e vendosura per kete qellim. Por kryetari i deges se kuadrit, Shyqyri Kasaj pranon, se jane larguar nga puna ata qe kane mbi 30 vjet ne kete ndermarrje. Punetoret kane deklaruar se do te pershkallezojne protesten e tyre.
May 13, 2008
Prokuroria shqiptare vendosi te nise hetimet, lidhur me skandalin e vajit te lule-diellit, qe nga Ukraina dyshohet te kete hyre ne Shqiperi, permes Greqise. Autoritetet u vune ne levizje pas deklaratave te Athines zyrtare se 42 ton vaj, i perzier me lubrifikante makinash, po qarkullon ne tregun vendas. Nderkaq, agjencia europiane e sigurise, beri te ditur se vaji permban perqindje shume te ulet lendesh toksike, por nuk lejohet te perdoret.