April 1, 2008
Emri i plote: Aimee Anne Duffy
Lindur me: 1 Qershor 1984
Origjina: Nefyn, Gwynedd, Wales
Zhanri: Soul, Rock, Pop
Kengetare dhe kompozitore
Zbuluar me: 2003
Website: http://www.iamduffy.com/
Duffy eshte nje kengetare nga Wellsi, e cila u be e njohur nga suksesi i madh qe pati me singellin ‘Mercy’. E rritur ne Nefyn, ne gadishullin Llyn, me motren binjake Katy, prinderit e saj divorcohen kur ajo ishte 10 vjec. Ndersa i ati vazhdoi te jetonte ne Nefyn, ajo shperngulet tek e ema ne Pembrokeshire, ku rritet bashke me te motren. Interesi i saj ndaj muzikes fillon, pasi ajo shikon nje kasete video qe ja kishte dhuruar i ati, ku ishte regjistruar ne spektakel rock i viteve 1960 i quajtur ‘RockSteadyGo’
Ne moshen 15 vjecare, Duffy kthehet ne Nefyn, dhe fillon te kendoje me grupe te qytetit. Pasi u perfshi ne nje talent show te pasukseshem zvicerian , Duffy rikthehet ne Wells ne 2003 dhe merr pjese ne nje tjeter talent show — Wawffactor (Nje spektakel i ngjashem me Pop Idol-in britanik). Edhe pse pritej te fitonte, ajo doli e dyta duke u mundur nga Lisa Pedrig. Me pas Duffy ndjek studimet ne Universitetin e Chesterit ne Angli, ku vazhdon te angazhohet ne muzike, duke kenduar ne klube jazz-i dhe blues-i. Albumin e saj te pare (me vetem 3 kenge) ajo e regjistron me 2004, ne gjuhen Wellshe, si dhe bashkepunon ne dy kenge per albumin ‘See you in the morning’ i grupit Mint Royale (nje grup i njohur i muzikes elektronike nga Manchesteri), ndersa punon si kamariere ne nje restorant peshku. Owen Powell i Catatonia dhe Richard Parfitt i 60ft Dolls (grupit nga NewPort) e prezantojne Duffy-n me nje drejtuese te shtepive te famshme diskografike si Public Image Ltd dhe Rought Trade Records, Jeanette Lee, e cila sjell bjonden perfundimisht ne Londer, ne nje shtepi ne Crouch End. Lee arriti te bindte ish kitaristin e Suede, Bernard Butler te degjonte kengetaren, dhe me pas ai behet bashke-kompozitor i disa kengeve, dhe e ndihmon Duffy-n per te krijuar nje tingull te ngjashem me kengetaren e dashur britanike te viteve ‘60 Dusty Springfield. Bashke me nje tjeter yll qe po ngrihet, Adele Atkins, Duffy eshte nje prej kengetareve me premtuese te llojit ‘New Amy’ (Amy-t e reja) (kengetare te ngjashme ne stil me Amy Winehouse), duke lene pas edhe Gabriella Cilmi-n, nje tjeter vajze e talentuar britanike.
Kontrata e saj e pare e rendesishme firmoset gjate 2007 me A&M Records, ndersa me 23 Nentor, te po atij viti, Duffy kendon per BBC2 ne spektaklin ‘Later with Jools Holland’, ku mahnit audiencen, dhe me vone dueton me nje nga legjendat e soul-it - Eddie Floyd. Ajo Rikthehet ne shkurt te 2008 tek ‘Later with Jools Holland’ ku kendon vec ‘Mercy’ edhe ‘Stepping Stone’, ‘Rockferry’. Fama e saj ne Britani rritet dita dites pas publikimit te albumit te pare me 3 Mars te vitit 2008, e ndihmuar nga Butler dhe partneri i tij ne muzike David McAlmont. Ne fakt ‘Rockferry’ ka qene singelli i pare qe doli nga Duffy, dhe u pasua nga nje prej kengeve me te shkarkuara ne internet ne kohen e publikimit - ‘Mercy’ (publikuar me 17 Shkurt, 2008). Duffy eshte kengetarja e pare nga Wellsi ne 25 vitet e fundit qe arrin vendin e pare ne klasifikimet pop. Albumi i saj ne gjuhen Wellshe, ‘Aimee Duffy’ ka arritur po ashtu vendin e pare. Pas kenges ‘Mercy’ nga albume del kenga ‘Rockferry’.
Albume:
Aimee Duffy / Publikuar me Prill,2004.
Rockferry / Publikuar me 3 Mars, 2008
* Duffy: vokal
* Bernard Butler: kitare, piano, perkusion
* Makoto Sakamoto: bateri
* David McAlmont: vokal
* Tobi Oyerinde: kitare
* Ayo Oyerinde: tastiere
* Tom Meadows: daulle
* Ben Epstein: bas
* Jon Green: kitare
* Josh McKenzie: perkusion