Led Zeppelin festojne 40 vjetorin.

May 14, 2008

Grupi i njohur Led Zeppelin thuhet se janë duke u përgatitur për një turne botëror, për të festuar kështu edhe 40-vjetorin e krijimit.

Ne “Sunday Mirror” shkruhet se, te gjithe pjesetaret do të mund të fitojne nje shumë te afert me 10 milione dollare per te gjitha koncertet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe David Coverdale, lider i “Whitesnake”,  nje mik i mire i djemve te Zeppelin, qe pret t’u bashkohet atyre në këtë turne.

Një burim tjetër i afërt me grupin, ka bërë të ditur se turneu do të nisë në fund të këtij viti, ose ne fillim të vitit të ardhshëm.



Ja dhe Guvernatori me i ‘nxehte’.

May 14, 2008

Arnold Schwarzenegger ka kryesuar në një listë të re të guvernatorëve amerikanë, me të cilët striptistet e cmendur do te donin te kalonin nje nate (te pakten nje)

Ylli i filmave aksion, prej kohesh në politikë, mposhti vëllanë e presidentit të SHBA-ve, George W. Bush, Jeb Bush, i cili është guvernator i Floridës, si dhe guvernatoren e Michiganit, Jennifer Granholm. Gjithe ky sondazh eshte bere ne PlayBoy Radio, fundja ku mund te ishte bere tjeter.

Ish-guvernatori i turpëruar i New Yorkut, Eliot Spitzer, i cili u largua nga ky post pas skandalit seksual ne fillim te ketij viti, u rendit i fundit në listën e 18-shes së guvernatorëve më të preferuar nga striptistet amerikane.

Hajde sondazh hajde!

Po pare nga kjo foto, nuk kane faj keta striptistet.



Nje film per Frankun.

May 14, 2008

Sipas vajzës së vogël të këngëtarit, Frank Sinatra, legjenda e filmit, Martin Scorsese, do të xhirojë një film për jetën e këngëtarit.

Scorsese i cili së fundmi ka xhiruar një “rokumentar”, për legjendarët “The Rolling Stones”, është duke planifikuar ta xhirojë dokumentarin për jetën e hitbërësit të këngës “My Way”, dhe t’u japë fund spekulimeve se këngëtari ka qenë pjesë e skenës bandite amerikane.

Tina, vajza e Sinatrës, e cila ka qenë producente e disa serive të vitit 2002 për babin e saj, te titulluara “Sinatra”, thotë se Scorsese gjithmonë ka dashur ta paraqesë të vërtetën për babanë se saj, i cili ka vdekur me 14 maj të vitit 1998.

“Marty gjithmonë ka dashur ta bëjë këtë. Unë i besoj plotësisht atij”, ka thënë vajza e Sinatrës.

Presim se si do te jete ky film, edhe pse do te ishte me mire, qe Scorsese ti kthehej filmave artistike. Qe pas fitimit te Oscar-it me 2007, ai eshte marre vetem me dokumentare.



Meshkujt me rrudha jane seksi…

May 14, 2008

Denise Richards ‘Vdes’ per rrudha… tek partneri.

Aktorja Denise Richards e bere e famshme permes filmit “Wild Things”, ka thënë se i ka shume qejf rrudhat tek meshkujt.

Richards, e cila aktualisht është duke xhiruar një show të ri televiziv ”Denise Richards: It’s Complicated”, ka folur edhe për ish te dashurit  e saj Charlie Sheen (aktori i njohur komik), kitaristin e grupit Bon Jovi, Richie Sambora, si dhe aktorin John Stamos.

“Mua me pëlqejnë ata që kanë rrudha,  si dhe djemtë që kanë flokë të zeza dhe janë pasionant në shtrat, John Stamos nuk donte te kishte nje lidhje me nje nene beqare sic jam une, por ne fund u dorezua e kaluam kohe te mira së bashku”, ka thënë Denise, e cila ka dy vajza, trevjeçaren, Sam, dhe dyvjeçaren Lola.

Denise ka thënë gjithashtu se shumica e meshkujve me te cilen e kane ‘lidhur’ neper mediat e thashethemeve kane qene genjeshtra.  Listë ne te cilen përfshihen edhe aktorët Scott Baio dhe Patrick Muldoon.

Kjo qenka e cuditshme fare, megjithese nga nje ane e ka mire. Per tu dukur gjithmone me e mire, dhe perfekte ne fytyre, zgjedh te rrije me meshkuj te rrudhur dhe te fishkur…



Victoria film me Tom Cruise

May 12, 2008

Victoria beckham thuhet se do të bëjë debutimin e saj në film, duke aktruar në “Hardy men”, pasi eshte ftuar personalisht nga ylli i filmit, Tom Cruise.

Në ditëlindjen e fundit të saj, kur i mbushi 34 vjec (20 prill), këngëtarja thuhet të jetë lënë pa frymë pasi  Cruise e ka befasuar me një ftesë për të dizajnuar kostumet e filmit të ardhshëm.

Sipas Daily Express, aktori i filmit “Top Gun”, po ashtu ka kërkuar nga Victoria të bëjë edhe dalje para kamerave në film (te shkurter, por kuptimplote duke pare popullaritetin e ish-Spice). Beckham tregoi aftësitë aktruese kur u paraqit në serinë televizive “Ugly Betty”.



Nje dhurate, nje milion, dollare!

May 12, 2008

Mariah Carey merr nje dhuratë 1 milion dollarëshe

Mariah Carey vërtetë është vajzë me fat së fundi, pasi  përveçse eshte martuar me Nick Cannon , ka pranuar edhe një dhuratë nga ai të vlefshme 1 milionë dollarë - një unazë rozë 14 karatshe.

“Nick ka qenë i çmendur që kur e ka parë atë në një show televiziv, tre vite më pare. Pak para se martoheshin, ai i ra në gjunj dhe i dha diamantin rozë që e kishte zgjedhur për të.  Ajo ishte dridhur emocionet”, ka thënë një burim.

Dyshja u martuan në një ceremoni të vogël në Bahamas, javë më parë. Kjo ishte martesa e dytë për Mariah, e cila në periudhën prej 1993 deri në 1998, ishte e martuar me producentin Tony Mottola (shefi i saj, ne prodhimet diskografike, prej te cilit vuajti shume). Nick më herët ka qenë i fejuar me modelen e Victoria’s Secret, Selita Ebanks.



Per nje vetevrasje ne tentative!

May 12, 2008

Hudson dhe Wilson fejohen!?

Kate Hudson është fotografuar ndersa mbante një unazë diamanti jashtë një restoranti në Boston, duke nxitur spekulimet se ajo dhe Owen Wilson janë fejuar.

Owen, 39-vjeçar, thuhet se i ka propozuar per martesë aktores 29-vjeçare gjatë javës së kaluar, ndërsa ata tashmë planifikojnë edhe një ceremoni të pakursyer martese në vitin e ardhshëm.

“Ai e ka zgjedhur unazën dhe ka bërë hapin më të madh që ka mundur. Ka qenë nervoz rreth propozimit, por Kate është kapluar nga dridhjet dhe e gjitha eksperienca vërtet ka qenë shumë emocionuese”, ka thënë një burim i afërt me Hudson.



Cifti me Sexy!

May 12, 2008

Timberlake dhe Biel kryesojnë çiftet më ‘hot’

Ylli i muzikës pop, Justin Timberlake, dhe e dashura e tij, aktorja Jessica Biel, kanë kryesuar  listën e çifteve më të nxehta të Hollywoodit.

Dyshja mposhtën çiftin tjetër Gisele dhe Tom Brady, si dhe çiftin e ri të filmit “High School Musical”, Zac Efron dhe Vanessa Hudgens, sipas klasifikimit te  revistës In Touch.

Në top 10 po ashtu janë edhe të porsamartuarit, Jerry O’ Connell dhe Rebecca Romijn, Fergie dhe Josh Duhamel, si dhe Eva Longoria Parker dhe Tony Parker.



Per nje divorc me shume…

May 8, 2008

Komiku, Robin Williams, ka falënderuar ish bashkeshorten e tij, Marsha, e cila nuk e ka shndërruar divorcin e tyre në një betejë të çrregullt apo në një çështje të shtrenjtë.

Williams dhe gruaja e tij, tanimë e ndarë, i kanë plotësuar dokumentet e divorcit në mars të këtij viti duke ia lënë fajin për ndarjen dallimeve të mëdha ndërmjet tyre.

“Jam shumë me fat… me dikë si Marsha, ne kemi fëmijë të mahnitshëm dhe kjo nuk është thjeshtë një martesë për t’u harruar”, ka thënë Williams në show-n televiziv amerikan të Ellen DeGeneres.

Eh per nje martese me shume…



Diaz, ja ‘fut’ Kutcher-it.

May 8, 2008

Aktori  Ashton Kutcher, është munduar të mbajë hapin me bashkëprotagonisten e tij gjatë xhirimit të filmit “What Happens in Vegas”, Cameron Diaz, duke qene se kjo e fundit ka shume me teper energji dhe pershtatet me shpejt se ai.

Kutcher ishte munduar të përgatitet fizikisht pasi është magjepsur nga aftësitë fizike të Diaz, ndërsa ka pranuar se zgjuarsia e saj atletike e kishte turpëruar atë.

“Para se të filloja xhirimin e filmit kam punuar me një trajner sepse nuk mund të lejoja që femra të ishte në formë më të mirë fizike se unë. Cameron ma vështirësoi shumë punën. Ajo më thoshte ‘A je duke ushtruar, se unë kam ushtruar herët në mëngjes’. Ajo është një vajzë e fortë. Të gjitha skenat e luftës në film janë reale. Më kanë rrahur pak, por jo shumë”, ka thënë Kutcher.

Po pse kot u nda Justin Timberlake nga Diaz. E frynte ne grushta kjo…



Comments

Showbizz

Categories

Archives