May 12, 2008

Shkencëtarët kanë zbuluar se kur këndojmë, në tru lirohen substanca kimike të cilat nxisin një relaksim dhe gëzim. Sipas tyre, këndimi vë në lëvizje të ashtuquajturat “molekula të emocioneve”.
Në bazë të këtyre të dhënave, këndimi nuk shërben vetëm për t’u shprehur, por njëkohësisht shërben edhe për stimulimin dhe paraqitjen e emocioneve.
Kjo shpjegon edhe deshiren e madhe te shume njerzve per te kenduar. Prezencen e shume klubeve “Karaoke” si dhe komshinjte qe te ‘cmendin’ qe ne mengjes kur bejne dush. Por nese ben mire sic thone shkencetaret, edhe pse stononi si derr, kendoni, ose ne rastin konkret mundohuni.
May 12, 2008
Vitet e fundit, gjithmone e me shume, dëgjojmë se pirja e verës është e mirë për shëndetin.
Shkencëtarët kanë pohuar se vera e kuqe e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës, mbron nga sulmi në tru, pengon zhvillimin e kancerit të pankreasit dhe madje vepron fuqishëm kundër baktereve fatale siç janë salmonelat, ecoli dhe listerioza.
Vera e bardhë, nga ana e saj, ka efekte pozitive fale llojeve të ndryshme të polifenoleve të pranishme në të, të cilat zvogëlojnë nivelin e kolesterolit. Vera e bardhë përmban edhe kalium, i cili e ul presionin e gjakut. Përveç kësaj, shkencëtarët pohojnë se falë përbërësve të saj vera e bardhë vepron si një anti-inflamator, ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe artritit reumatik.
Supozohet se personat të cilët pinë nga dy litra e gjysmë verë të kuqe në javë, ose afërsisht dy gota në ditë, zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme.
Në parandalimin e sëmundjeve të zemrës efekt të fuqishëm ka edhe vera joalkoolike, e cila po ashtu është e dobishme edhe në parandalimin e tumoreve të ndryshëm, ndërsa nga ana tjetër nga ky lloj i verës nuk ekziston rreziku të cilin e ka konsumimi i alkoolit.
Keshtu qe pini vere… por me karar…
May 12, 2008
Shkencëtarët amerikanë kanë pohuar se personat të cilët flenë më pak se gjashtë ore ose më shumë se nëntë orë në ditë, kanë mundësi më të madhe për të vuajtur nga mbipesha.
Studiuesit e Qendres për Kontrollimin dhe parandalimin e Sëmundjeve, pasi kanë analizuar të dhënat e 87.000 personave, kanë vërejtur se ate qe flenë më pak se gjashtë orë në ditë janë ne 89% te rasteve duhanpirës, konsumues të alkoolit dhe fizikisht pak aktivë.
Ndersa personat të cilët flenë mesatarisht shtatë deri tetë orë, është vërejtur një përqindje e ulët e duhanpirësve, madje më e ulët se mesatarja e duhanpirësve në SHBA.
Raporti i mbipeshës ndërmjet personave të cilët flenë pak dhe atyre të cilët flenë më tepër ka qenë 22% ndaj 33%. Ndërsa aktivitet më i vogël fizik është vërejtur te personat të cilët flenë mbi nëntë orë në ditë.
Keshillat qe vijne jane, flini 7-8 ore ne dite, as me shume e as me pak. Gjithmone nese doni te jeni me te shendetshem.. po fundja kush nuk e do kete.
May 12, 2008
Kokoshkat janë produkte nga kokrra e plotë e drithit dhe janë përfshirë në listën e ushqimeve të shëndetshme.
Një studim i ri amerikan ka treguar se një konsumues i kokoshkave, qe ne dite ha rreth 39 gramë, në krahasim me një individ i cili nuk ha fare, fut në organizmin e tij më shumë fibra ushqyese (18 g ndaj 15 g), më shumë karbohidrate dhe magnez, ndërsa më pak proteina, niacin (B3) dhe folate.
Ky studim tregon se kokoshkat janë më të favorizuara në raport me produktet tjera të ngjashme ushqimore të cilat janë të pasura me energji dhe të varfra me substanca të nevojshme ushqyese.
Keshtu qe ‘futjuni’. Hani nga nje tas perdite. Nuk jane te veshtira per tu bere.
April 26, 2008

Në një shtëpi mallrash në Londër shitet filxhani më i shtrenjtë i kafesë me çmim prej 75 eurosh (50 funta).
Kafeja me këtë çmim “astronomik” mund të pihet vetëm në shtëpinë e mallrave “Peter Jones” në Londër. Kjo kafe përbëhet nga përzierja e disa llojeve të kafeve nga malet e Xhamajkës dhe të një lloji të fasules e cila rritet në Azinë juglindore.
Krijuesi i kësaj kafeje, David Kupper, tregon se sekreti i recetës së tij qëndron në atë se këtë përzierje të kafeve ai e len të zihet vetëm 12 minuta, në atë mënyrë që aroma e të gjitha kafeve të del në pah.
Mikstura e fituar ka ngjyrë të errët dhe shije të përsosur që garanton ekspreson më të mirë të mundshme, kapuçinon ose çfarëdo lloj tjetër kafeje.
April 25, 2008
Shkencëtarët japoneze kanë vërtetuar se dhënia/marrja e komplimenteve aktivizon të njëjtën qendër në tru njesoj sikur te kishit dhuruar/marre një sasi të madhe parash.
Ekspertët të cilët kanë punuar në këtë hulumtim, thonë se studimi ofron vërtetim shkencor për faktin se njerëzit krijojnë shumë vetëbesim dhe fitojnë “krahë” kur kanë një reputacion të kënaqshëm.
“Kemi zbuluar se këto forma të shpërblimit, fjalët e mira dhe paratë, kodohen nga struktura e njëjtë e neuronit. Këto janë thjesht baza biologjike në jetën e përditshme në bazë të të cilave ndodhitë e mira i përjetojmë si shpërblim”, kanë shpjeguar shkencëtarët nga Okazaki i Japonisë.
Gjatë hulumtimit, studiuesit kanë analizuar trurin e 19 personave të shëndoshë me anë të Rezonancës Magnetike, dhe kanë parë se të dy aktivitetet, komplimentet dhe paratë, në tru aktivizojnë të njëjtin regjion.
April 24, 2008
Kënaqësia e perdoruesve, investimi në zhvillim, kreativiteti janë vetëm disa nga parametrat sipas të cilave revista e njohur BusinessWeek ka perpiluar listën e saj të kompanive më inovative në botë. Sikurse edhe vitin e kaluar në maje të listës është gjendur Apple, e në mesin e dhjetë të parave janë përfshirë edhe gjashtë kompani të sektorit të teknologjisë komunikuese e informuese (TKI) që janë interesante për ne.
Lista ‘The World 50 Most Innovative Companies’ e BusinessWeek përpilohet në bazë të dhënave të grumbulluara nga tre mijë udhëheqës të kompanive udhëheqëse botërore. Sejcili nga personat e përfshirë në anketën e kryer u është përgjigjur 17 pyetjeve, e gjatë përpunimit të listës BusinessWeek ka marrë parasysh parametrat si qarkullimin trevjeçar të kompanisë, rritjen e vlerës së kompanisë, vlerën e aksioneve dhe shumë aspekte tjera.
Sikurse edhe vitin e kaluar, listën e kryeson gjiganti elektronik Apple, në vendin e dytë është gjendur Google, e ndjekur nga Toyota Motor. Vendin katërt e ka zënë General Electric ndersa në vendin e pestë është pozicionuar Microsoft.
Te tjera kompani te renditura nga TKI-ja ishin edhe: Nintendo në vendin e shtatë, Sony në të nëntin, Nokia në të dhjetin, IBM në 12, HP në 15, Facebook në 25. dhe Samsung në vendin e 26-të.
April 18, 2008

Në një sondazh të kryer nga një revistë goxha e lexuar amerikane, shumica e të anketuarve kanë pohuar se ende u pëlqejne stilet e vjetra ne marredheniet seksuale pavarësisht metodave të reja. Shumica e te pyeturve kanë thënë se stili i tyre i preferuar është “69″ (e keni parasysh vete ju).
Edhe pse lodrat e ndryshme dhe seksi nuk janë më tema tabu (fatmiresisht edhe ketu ne Shqiperi), ne sondazh thuhet se rreth 70% e femrave dhe 80 % e meshkujve, preferojnë ‘nxemjen’ me shllak ose cokollate (’lende’ me te cilat lyejme pjese te ndryshme te trupit), ne vend te ‘teknologjise’ seksuale.
Seksi oral është më i mirë kur përdoren prezervativë me shije të cilët janë gjithnjë e më të kërkuar në krahasim me prezervativët e zakonshëm.
Dallimi më i madh ndërmjet meshkujve dhe femrave ka qenë në xhirimin e marrëdhënieve të tyre seksuale. Këto xhirime pa asnjë problem do t’i kishin bërë rreth 60% e meshkujve, ndërsa rreth 70% e femrave janë kundër tyre.
Nga të gjithë të anketuarit, 95 % kanë kundërshtuar idenë për nxjerrjen në internet të xhirimeve të tyre, duke respektuar intimitetin personal dhe të partnerit. Ndërsa 75% e tyre kanë thënë se u pëlqen seksi me anë të SMS-ve.
Cfare Sondazhi e????