May 14, 2008
Grupi i njohur Led Zeppelin thuhet se janë duke u përgatitur për një turne botëror, për të festuar kështu edhe 40-vjetorin e krijimit.
Ne “Sunday Mirror” shkruhet se, te gjithe pjesetaret do të mund të fitojne nje shumë te afert me 10 milione dollare per te gjitha koncertet.
Lajmin e ka konfirmuar edhe David Coverdale, lider i “Whitesnake”, nje mik i mire i djemve te Zeppelin, qe pret t’u bashkohet atyre në këtë turne.
Një burim tjetër i afërt me grupin, ka bërë të ditur se turneu do të nisë në fund të këtij viti, ose ne fillim të vitit të ardhshëm.
May 14, 2008
Arnold Schwarzenegger ka kryesuar në një listë të re të guvernatorëve amerikanë, me të cilët striptistet e cmendur do te donin te kalonin nje nate (te pakten nje)
Ylli i filmave aksion, prej kohesh në politikë, mposhti vëllanë e presidentit të SHBA-ve, George W. Bush, Jeb Bush, i cili është guvernator i Floridës, si dhe guvernatoren e Michiganit, Jennifer Granholm. Gjithe ky sondazh eshte bere ne PlayBoy Radio, fundja ku mund te ishte bere tjeter.
Ish-guvernatori i turpëruar i New Yorkut, Eliot Spitzer, i cili u largua nga ky post pas skandalit seksual ne fillim te ketij viti, u rendit i fundit në listën e 18-shes së guvernatorëve më të preferuar nga striptistet amerikane.
Hajde sondazh hajde!
Po pare nga kjo foto, nuk kane faj keta striptistet.
May 14, 2008
Sipas vajzës së vogël të këngëtarit, Frank Sinatra, legjenda e filmit, Martin Scorsese, do të xhirojë një film për jetën e këngëtarit.
Scorsese i cili së fundmi ka xhiruar një “rokumentar”, për legjendarët “The Rolling Stones”, është duke planifikuar ta xhirojë dokumentarin për jetën e hitbërësit të këngës “My Way”, dhe t’u japë fund spekulimeve se këngëtari ka qenë pjesë e skenës bandite amerikane.
Tina, vajza e Sinatrës, e cila ka qenë producente e disa serive të vitit 2002 për babin e saj, te titulluara “Sinatra”, thotë se Scorsese gjithmonë ka dashur ta paraqesë të vërtetën për babanë se saj, i cili ka vdekur me 14 maj të vitit 1998.
“Marty gjithmonë ka dashur ta bëjë këtë. Unë i besoj plotësisht atij”, ka thënë vajza e Sinatrës.
Presim se si do te jete ky film, edhe pse do te ishte me mire, qe Scorsese ti kthehej filmave artistike. Qe pas fitimit te Oscar-it me 2007, ai eshte marre vetem me dokumentare.
May 14, 2008

Aktorja Denise Richards e bere e famshme permes filmit “Wild Things”, ka thënë se i ka shume qejf rrudhat tek meshkujt.
Richards, e cila aktualisht është duke xhiruar një show të ri televiziv ”Denise Richards: It’s Complicated”, ka folur edhe për ish te dashurit e saj Charlie Sheen (aktori i njohur komik), kitaristin e grupit Bon Jovi, Richie Sambora, si dhe aktorin John Stamos.
“Mua me pëlqejnë ata që kanë rrudha, si dhe djemtë që kanë flokë të zeza dhe janë pasionant në shtrat, John Stamos nuk donte te kishte nje lidhje me nje nene beqare sic jam une, por ne fund u dorezua e kaluam kohe te mira së bashku”, ka thënë Denise, e cila ka dy vajza, trevjeçaren, Sam, dhe dyvjeçaren Lola.
Denise ka thënë gjithashtu se shumica e meshkujve me te cilen e kane ‘lidhur’ neper mediat e thashethemeve kane qene genjeshtra. Listë ne te cilen përfshihen edhe aktorët Scott Baio dhe Patrick Muldoon.
Kjo qenka e cuditshme fare, megjithese nga nje ane e ka mire. Per tu dukur gjithmone me e mire, dhe perfekte ne fytyre, zgjedh te rrije me meshkuj te rrudhur dhe te fishkur…
May 12, 2008

Shkencëtarët kanë zbuluar se kur këndojmë, në tru lirohen substanca kimike të cilat nxisin një relaksim dhe gëzim. Sipas tyre, këndimi vë në lëvizje të ashtuquajturat “molekula të emocioneve”.
Në bazë të këtyre të dhënave, këndimi nuk shërben vetëm për t’u shprehur, por njëkohësisht shërben edhe për stimulimin dhe paraqitjen e emocioneve.
Kjo shpjegon edhe deshiren e madhe te shume njerzve per te kenduar. Prezencen e shume klubeve “Karaoke” si dhe komshinjte qe te ‘cmendin’ qe ne mengjes kur bejne dush. Por nese ben mire sic thone shkencetaret, edhe pse stononi si derr, kendoni, ose ne rastin konkret mundohuni.
May 12, 2008
Vitet e fundit, gjithmone e me shume, dëgjojmë se pirja e verës është e mirë për shëndetin.
Shkencëtarët kanë pohuar se vera e kuqe e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës, mbron nga sulmi në tru, pengon zhvillimin e kancerit të pankreasit dhe madje vepron fuqishëm kundër baktereve fatale siç janë salmonelat, ecoli dhe listerioza.
Vera e bardhë, nga ana e saj, ka efekte pozitive fale llojeve të ndryshme të polifenoleve të pranishme në të, të cilat zvogëlojnë nivelin e kolesterolit. Vera e bardhë përmban edhe kalium, i cili e ul presionin e gjakut. Përveç kësaj, shkencëtarët pohojnë se falë përbërësve të saj vera e bardhë vepron si një anti-inflamator, ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe artritit reumatik.
Supozohet se personat të cilët pinë nga dy litra e gjysmë verë të kuqe në javë, ose afërsisht dy gota në ditë, zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme.
Në parandalimin e sëmundjeve të zemrës efekt të fuqishëm ka edhe vera joalkoolike, e cila po ashtu është e dobishme edhe në parandalimin e tumoreve të ndryshëm, ndërsa nga ana tjetër nga ky lloj i verës nuk ekziston rreziku të cilin e ka konsumimi i alkoolit.
Keshtu qe pini vere… por me karar…
May 12, 2008
Shkencëtarët amerikanë kanë pohuar se personat të cilët flenë më pak se gjashtë ore ose më shumë se nëntë orë në ditë, kanë mundësi më të madhe për të vuajtur nga mbipesha.
Studiuesit e Qendres për Kontrollimin dhe parandalimin e Sëmundjeve, pasi kanë analizuar të dhënat e 87.000 personave, kanë vërejtur se ate qe flenë më pak se gjashtë orë në ditë janë ne 89% te rasteve duhanpirës, konsumues të alkoolit dhe fizikisht pak aktivë.
Ndersa personat të cilët flenë mesatarisht shtatë deri tetë orë, është vërejtur një përqindje e ulët e duhanpirësve, madje më e ulët se mesatarja e duhanpirësve në SHBA.
Raporti i mbipeshës ndërmjet personave të cilët flenë pak dhe atyre të cilët flenë më tepër ka qenë 22% ndaj 33%. Ndërsa aktivitet më i vogël fizik është vërejtur te personat të cilët flenë mbi nëntë orë në ditë.
Keshillat qe vijne jane, flini 7-8 ore ne dite, as me shume e as me pak. Gjithmone nese doni te jeni me te shendetshem.. po fundja kush nuk e do kete.
May 12, 2008
Kokoshkat janë produkte nga kokrra e plotë e drithit dhe janë përfshirë në listën e ushqimeve të shëndetshme.
Një studim i ri amerikan ka treguar se një konsumues i kokoshkave, qe ne dite ha rreth 39 gramë, në krahasim me një individ i cili nuk ha fare, fut në organizmin e tij më shumë fibra ushqyese (18 g ndaj 15 g), më shumë karbohidrate dhe magnez, ndërsa më pak proteina, niacin (B3) dhe folate.
Ky studim tregon se kokoshkat janë më të favorizuara në raport me produktet tjera të ngjashme ushqimore të cilat janë të pasura me energji dhe të varfra me substanca të nevojshme ushqyese.
Keshtu qe ‘futjuni’. Hani nga nje tas perdite. Nuk jane te veshtira per tu bere.
May 12, 2008
Nga Top Records ne tregun muzikor
Top fest 5 volumi 4
Kenget me te mira shqiptare te mbledhur ne nje festival te vetem. Produksionet e reja te kengetareve moderne me te dashur, si dhe zerave te rinj me intersante permblidhen ne Volumet me kenge nga Top Fest. Kenget qe keni pelqyer me shume nga artiste nga shqiperia, kosova dhe maqedonia jane permbledhur ne Volumin e Katert. 15 kenge te tjera per te kompletuar serine e CD-ve te Edicionit te Peste te Top Fest
1. hana – cka do tju themi nenave
2. stine – ti e meriton
3. rezarta shkurta – kafazi
4. Ingrid gjoni – weekend
5. Ervin bushati - te vdes me ty
6. ernis cili
7. anarchy – engjejt
8. monika salihu – waw
9. xhensila - kam frike
10. juli ndoci – hamalli
11. valmira katana – une te ndjej
12. rezarta smaja – iluzion
13. ertila – nuk mund te harroj
14. besmir metani - parajsa fallco
15. ron krz - celesi
May 12, 2008
Nga Top Records ne tregun muzikor
Top fest 5 vol 3. Kjo eshte permbledhja e rradhes me kenge te shkeputura nga festivali me i madh i muzikes moderne mbareshqiptare. Disa prej kengeve te vleresuara me cmime, ne Naten e Finales me 4 maj, mund ti degjoni ne kete permbledhje. Mes te cilave edhe Besen, artistja qe rrembeu Cmimin e Internetit dhe Cmimin e Madh, si kenga me e votuar nga publiku dhe juria profesioniste…
Te tjera kenge qe mund te gjeni ne kete album, i gjeni me poshte;
1. besa - engjejt vrasin njelloj
2. ciljeta – doreheqja
3. soni – ish kenaqesi qe u pame
4. malda susuri – herojt
5. kamela – ajo qe ndodhi ishte dje
6. amarda – mos fol
7. dorina xerxa – e lire
8. simona – afer dhe larg
9. marjeta billo – ndiq instiktin
10. ryva – barnatore
11. jeta faqolli – smund te te urrej
12. klara – te pranoj ashtu sic je
13. ilir kazaferri – tani me duhet te te urrej
14. adelina tahiri – me trego
15. alida - ne party
Ne te gjitha pikat e shitjes Top Fest 5 Vol.3