Alkoli dhe Qyteti.
Ylli i serialit “Sex And The City”, Kristin Davis, ka treguar se ka patur ‘probleme’ me alkoolin kur ishte 20 vjec. Pinte shume qe te rriste besimin ne vete.
Aktorja, e cila i referohet vetes si një e alkoolizuar, pranon se ajo ishte dhënë pas pijes pasi ishte e turpshme dhe dëshironte të bëhej më e hapur, dhe me me pak komplekse.
“Alkooli më çlironte. Isha shumë turpshme dhe nuk dija si të dilja nga hija ime. Pija për të njëjtën arsye për të cilën e pëlqeja aktrimin. Dëshiroja të ndjeja, të shprehem si dua dhe të isha e lirë”, ka thënë Kristin.
Nuk jane sqaruar ende gjerat nese ajo vazhdon te pije ende apo jo, sepse tek Sex and the City (prodhimi kinematografik i te cilit del kete muaj) eshte vajza qe nuk te shkon kurre ne mendje se mund te pije ndonje gote…

Thu, May 8, 2008
Showbizz