Diaz, ja ‘fut’ Kutcher-it.
Aktori Ashton Kutcher, është munduar të mbajë hapin me bashkëprotagonisten e tij gjatë xhirimit të filmit “What Happens in Vegas”, Cameron Diaz, duke qene se kjo e fundit ka shume me teper energji dhe pershtatet me shpejt se ai.
Kutcher ishte munduar të përgatitet fizikisht pasi është magjepsur nga aftësitë fizike të Diaz, ndërsa ka pranuar se zgjuarsia e saj atletike e kishte turpëruar atë.
“Para se të filloja xhirimin e filmit kam punuar me një trajner sepse nuk mund të lejoja që femra të ishte në formë më të mirë fizike se unë. Cameron ma vështirësoi shumë punën. Ajo më thoshte ‘A je duke ushtruar, se unë kam ushtruar herët në mëngjes’. Ajo është një vajzë e fortë. Të gjitha skenat e luftës në film janë reale. Më kanë rrahur pak, por jo shumë”, ka thënë Kutcher.
Po pse kot u nda Justin Timberlake nga Diaz. E frynte ne grushta kjo…

Thu, May 8, 2008
Showbizz