Apple ne krye te kompanive inovative
Kënaqësia e perdoruesve, investimi në zhvillim, kreativiteti janë vetëm disa nga parametrat sipas të cilave revista e njohur BusinessWeek ka perpiluar listën e saj të kompanive më inovative në botë. Sikurse edhe vitin e kaluar në maje të listës është gjendur Apple, e në mesin e dhjetë të parave janë përfshirë edhe gjashtë kompani të sektorit të teknologjisë komunikuese e informuese (TKI) që janë interesante për ne.
Lista ‘The World 50 Most Innovative Companies’ e BusinessWeek përpilohet në bazë të dhënave të grumbulluara nga tre mijë udhëheqës të kompanive udhëheqëse botërore. Sejcili nga personat e përfshirë në anketën e kryer u është përgjigjur 17 pyetjeve, e gjatë përpunimit të listës BusinessWeek ka marrë parasysh parametrat si qarkullimin trevjeçar të kompanisë, rritjen e vlerës së kompanisë, vlerën e aksioneve dhe shumë aspekte tjera.
Sikurse edhe vitin e kaluar, listën e kryeson gjiganti elektronik Apple, në vendin e dytë është gjendur Google, e ndjekur nga Toyota Motor. Vendin katërt e ka zënë General Electric ndersa në vendin e pestë është pozicionuar Microsoft.
Te tjera kompani te renditura nga TKI-ja ishin edhe: Nintendo në vendin e shtatë, Sony në të nëntin, Nokia në të dhjetin, IBM në 12, HP në 15, Facebook në 25. dhe Samsung në vendin e 26-të.

Thu, Apr 24, 2008
Speciale