Kafeja më e shtrenjtë në botë

Në një shtëpi mallrash në Londër shitet filxhani më i shtrenjtë i kafesë me çmim prej 75 eurosh (50 funta).
Kafeja me këtë çmim “astronomik” mund të pihet vetëm në shtëpinë e mallrave “Peter Jones” në Londër. Kjo kafe përbëhet nga përzierja e disa llojeve të kafeve nga malet e Xhamajkës dhe të një lloji të fasules e cila rritet në Azinë juglindore.
Krijuesi i kësaj kafeje, David Kupper, tregon se sekreti i recetës së tij qëndron në atë se këtë përzierje të kafeve ai e len të zihet vetëm 12 minuta, në atë mënyrë që aroma e të gjitha kafeve të del në pah.
Mikstura e fituar ka ngjyrë të errët dhe shije të përsosur që garanton ekspreson më të mirë të mundshme, kapuçinon ose çfarëdo lloj tjetër kafeje.
Sat, Apr 26, 2008
Speciale