Komplimentet dhe parate…

Fri, Apr 25, 2008

Speciale

Shkencëtarët japoneze kanë vërtetuar se dhënia/marrja e komplimenteve aktivizon të njëjtën qendër në tru njesoj sikur te kishit dhuruar/marre  një sasi të madhe parash.

Ekspertët të cilët kanë punuar në këtë hulumtim, thonë se studimi ofron vërtetim shkencor për faktin se njerëzit krijojnë shumë vetëbesim dhe fitojnë “krahë” kur kanë një reputacion të kënaqshëm.

“Kemi zbuluar se këto forma të shpërblimit, fjalët e mira dhe paratë, kodohen nga struktura e njëjtë e neuronit. Këto janë thjesht baza biologjike në jetën e përditshme në bazë të të cilave ndodhitë e mira i përjetojmë si shpërblim”, kanë shpjeguar shkencëtarët nga Okazaki i Japonisë.

Gjatë hulumtimit, studiuesit kanë analizuar trurin e 19 personave të shëndoshë me anë të Rezonancës Magnetike, dhe kanë parë se të dy aktivitetet, komplimentet dhe paratë, në tru aktivizojnë të njëjtin regjion.

Categories

Archives