• Pro Shqip
  • Top Five
  • mix 2 mix
  • Radio Cinema
  • FLASH
  • Roadtrip
  • Rikoshet
  • Live from Tirana
  • New Day
  • Flash

Pro Shqip


Emision qe prezanton per 60 minuta muzike moderne shqiptare. Prezantuar nga Iva dhe Besi, me telefonata dhe kengetare te ftuar ne studio. Mjaft informacion per kengetaret shqiptare te te gjitha trevave pjesmarres dhe jo ne evenimentet e rendesishme te muzikes ne vend.. Duke qene se Top Albania Radio ka qene gjithmone promovuese e vertete e muzikes moderne shqiptare ne kete menyre kengetareve u jepet mundesia te promovohen.

Ora 17.00 – 18.00 (Nga e marta deri te premten)Te Dielen 18.00-19.00

Top Five


Top Five - Klasifikime te 5 kengeve me te mira te momentit ne bote sipas renditjes se me poshtme:

E Hene-UK List;

E Marte- Billbord USA;

E Merkure-Klasifikimi Europian;

E Enjte- Klasifikimi Italian;

E Premte- Klasifikimi Shqiptar (sipas week chart )

Emisioni pergatitet ne post produksion e Top Albania Radio-s dhe prezantohet nga Rudina

Ora 13.30 -14.00

(Nga e Hena ne te Premte)

mix 2 mix


mix 2 mix nga Dj Aldo. 30 minuta te miksuara me muzike dance nga e hena deri te premten nga Dj Aldo. Muzika seleksionohet dhe miksohet nga vete drejtuesi i emisionit.

Ora 13.00 – 13.30

Radio Cinema


Radio Cinema - Nga Arbana vjen emisioni me informacione nga bota e madhe e Kinemase. Tema nga filmat me te bukur, personazhe, intervista telefonata. 60 minuta qe do tju kthejne ne emocionet dhe personazhet tuaj te kinemase nderthurur me kolonat zanore te filmave dhe muziken me te bukur te Top Albania radios.

Ora 12.00 – 13.00 Cdo te Enjte dhe te Premte

FLASH


Ne te gjithe javen nga ora 6.00 deri ne oren 24.00 ne cdo ore fikse transmetohen FLASH-et informative ku lajmet kryesore nga vendi dhe bota pergatiten ne redaksi ne edicione qe nuk zgjasin me shume se 2 minuta. Flashet e mesdites dhe mesnates permbledhin lajmet kryesore deri ne oren kur nis edicioni dhe zgjasin 3 min. Ne oren 16.00 cdo dite transmetohet edicioni qendror i lajmeve ne Top Albania Radio qe zgjat rreth 15 minuta. Ne oren 22.00 transmetohen ngjarjet kryesore te dites ne nje edicion qe zgjat rreth 15 minuta.

Ne cdo ore te plote nga ora 06.00 deri 24.00

Roadtrip


Nje udhetim imagjinar per 60 minuta ne shoqerine Arbanes ne disa nga vendet me te bukura dhe me misterioze te botes. Informacione, kuriozite, intervista me njeres qe kane vizituar keto vende shoqeruar kryesisht edhe nga muzika e vendeve qe do te jene teme e emisionit.

Ora 12.00 – 13.00 Cdo te Hene dhe te Merkure

Rikoshet


Nje emision plot humor ne TAR. Drejtuar nga te mirenjohurit The SHBLSH dhe Flori per 120 minuta trajtojne me humorin dhe batutat e tyre tema nga me te ndryshmet, ne nje nga emisionet me defryes ne Top Albania Radio. Prezantuesit ngrene probleme te ndryshme te shoqerise shqiptare dhe me humorin e tyre dhe personazhet qe ftohen ne telefon (personazhe te interpretuara nga Florian Binaj) i “analizojne” dhe i trajtojne gjthnje me nje humor “theres”. Emisioni eshte interaktiv ku per temen ftohen degjuesit te shkruajne SMS dhe here pas here me ane te linjes telefonike prezantuesit komunikojne me degjues te perzgjedhur me pare.

Ora 10.00 deri 12.00 Cdo te Marte

Live from Tirana


Eshte konceptuar si nje radio-talk ku flitet, argumentohet dhe diskutohet mbi Aktualitetin, stilin e jeteses, muziken, filmin, moden… kryesisht ne aspektin Shqiptar dhe me pas ate te huaj. Drejtuar nga Eno Popi dhe Ledion Lico radio rimerr funksionin utilitar paradite. Live from Tirana do ti shoqeroje degjuesit kudo levizin paradite dhe jane ne degjim te Radios. Nese tematika e trajtuar, kerkon, koment analize apo thellim te metejshem materialet analizohen duke Intervistuar opinioniste te medias te cilet do te jene nje pike e forte e emisionit. Muzika si gjithmone eshte pjese shume e rendesishme e ketij programi sigurisht e shoqeruar nga info dhe showbize te rendesishme te dites ne Shqiperi dhe Jashte saj.
LIVE FROM TIRANA…shoqeria me mire per nje paradite energjike.

New Day


Nje program i perditshem nga Adi Krasta. New Day, nje mengjes televiziv e radiofonik live ne Top Albania Radio dhe Top Channel, i orientuar drejt informacionit. Nga ora 7:00 deri ne 9:00, ne studion e madhe te Top Albania Radios do vijne te ftuar, te cilet do flasin per fillim-diten e tyre. Nga studio e radios do behen lidhje telefonike dhe do degjohen kenge qe i kane rezistuar kohes. Me kameran televizive do shkohet ne ambientin e jashtem, per te takuar njerez te thjeshte e vizituar institucione. New Day eshte nje program i zakonshem radioteleviv per nje mengjes te zakonshem.

Flash


Ne te gjithe javen nga ora 6.00 deri ne oren 24.00 ne cdo ore fikse transmetohen FLASH-et informative ku lajmet kryesore nga vendi dhe bota pergatiten ne redaksi ne edicione qe nuk zgjasin me shume se 2 minuta. Flashet e mesdites dhe mesnates permbledhin lajmet kryesore deri ne oren kur nis edicioni dhe zgjasin 3 min. Ne oren 16.00 cdo dite transmetohet edicioni qendror i lajmeve ne Top Albania Radio qe zgjat rreth 15 minuta. Ne oren 22.00 transmetohen ngjarjet kryesore te dites ne nje edicion qe zgjat rreth 15 minuta.

Categories

Archives