Aktualitet

121 raste dhe 3 viktima nga koronavirusi në vendin tonë në 24 orët e fundit

Tjetër ditë me viktima në vend nga koronavirusi i ri. 3 persona raportohet se e kanë humbur betejën me sëmundjen, ndërsa janë 121 raste të reja të konfirmuara në 24 orë dhe 97 janë të shëruarit. Sot 189 pacientë po trajtohen në dy spitalet Covid, nga të cilët 6 janë rëndë të intubuar. Deri tani, Shqipëria ka 5 mijë e 278 raste aktive me sars-cov2.