1300$ për të parë filma horrror të Stephen King

Të gjithë admiruesit e filmave horror do të paguhen për të bërë atë që pëlqejnë më shumë. Kompania televizive amerikane “Dish” do t’i ofrojë çdo personi që sheh 13 filma të Stephen King deri në Halloween 1,300 dollarë, duke dokumentuar eksperiencat e tyre.

Koorporata tha përmes një deklarate në faqen zyrtare se “dëshiron t’ju ndihmojë të arrini ëndrrat tuaja ose të përballeni me makthet”. “Duam të dimë çdo gjë për eksperiencën tuaj. Do ju masim matjet e zemrës dhe kërcimet nga frika,” vazhdon njoftimi. “Dish” gjithashtu do t’ju sigurojë një kuti të ndihmës së shpejtë, një elektrik dore, batanije, kokoshka, karamele dhe sende të Stephen King për të krijuar skenën e një përjetimi drithërues.