Aktualitet

16 vatra të reja zjarri në vend

16 vatra të reja zjarri në vend brenda 24 orëve. Emergjencat Civile raportojnë për zjarre në zonat pyjore në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, Gjirokastër, Lezhë, Kukës dhe Fier. Në operacione për shuarjen e flakëve janë angazhuar 100 zjarrfikës me 16 automjete, 85 vullnetarë, 50 forca ushtarake si dhe helikopterë. Vetëm në orët e fundit në  betejën me zjarret, u dogjën 35 hektarë sipërfaqe me bimësi dhe pemtari.