Sport

Miliarderi Xhozef Tsai blen skuadrën e Brooklyn Nets për 2.11 miliardë dollarë

Skuadra amerikane e basketbollit, Bruklin Nets është drejt finalizimit të një shitjeje rekord prej 2.11 miliardë dollarësh. Xhozef Tsai, bashkëthemeluesi i platformës më të madhe të shitjeve në internet, Alibaba, do të bëhet pronari i ri i ekipit. Kjo është shifra më e lartë e paguar ndonjëherë në histori për një skuadër, pavarësisht llojit të sportit. Tsai që ka një pasuri prej 10 miliardë eurosh, kërkon ta kthejë skuadrën e Nets një prej më të fuqishmeve në kampionatin amerikan të basketbollit.