Showbiz

Pas aksidentit automobilistik, Kevin Hart do të shtrohet në një qendër rehabilitimi

Ditën e dielë më datë 1 shtator, komediani i famshëm Kevin Hart u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik dhe u desh një helikopter që të trasportonte viktimat në spitalin më të afërt.

Aktori pati dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe për këtë do të shtrohet së shpejti në një qendër të rehabilitimit fizik dhe mendor.

Ai do të mësojë të ecë sërish me ndihmën e specialistëve si dhe t’i nënshtrohet trajtimeve në grup për tu ndjerë më mirë psikologjikisht.

Burime pranë tij kanë treguar se ai pret me padurim t’i rikthehet jetës normale dhe e ka shumë të vështirë të përballojë situatën në të cilën ndodhet momentalisht.