Aktualitet

21 Janari, ish-gardisti Agron Malaj: Refuzova t’i bindem urdhrave politik!

Kryetari i bashkisë së Matit, dhe ish-gardisti, Agron Malaj ka reaguar sot në lidhje me akuzat e PD si i përfshirë në çështjen e 21 Janarit. Sot, 9 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të humbisnin jetën katër protestues. Agron Malaj, i cili në atë kohë ka qenë në krye të detyrës në Gardë, thotë se refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit. Ai akuzon si përgjegjës ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-Ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha, për të cilët thotë se dhanë urdhër për të qëlluar duke shkelur çdo ligj e çdo normë.