Sport

“Air Albania Stadium” emri i ri i stadiumit kombëtar

Ndeshja e 17 nëntorit mes Shqipërisë dhe Francës do të inagurojë stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”. Ky do të jetë emri që do të mbajë impianti më i madh dhe më modern sportiv i ndërtuar në vendin tonë. Top Channel konfirmoi se kompania ajrore shqiptare është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtarë për 5 vitet e ardhshme për një shifër prej 650.000 euro në vit.