Sport

Infantino: Nuk dua më korrupsion në futboll!

“S’dua të shoh më skandale korrupsioni në futboll”. Kjo ishte thirrja e bërë nga presidenti i Federatës ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino gjatë një vizite të tij në Kosta Rika. Por jo vetëm kaq, Infantino bëri të ditur gjithashtu se FIFA po studion mundësinë e caktimit të Kosta Rikës dhe Panamasë si vendet organizatore të Botërorit të futubollit të Femrave të kategorisë U20 në 2021.