Showbiz

223 raste me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona, 11 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në total janë testuar 1526 raste dhe prej tyre 223 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit është shënuar edhe një tjetër viktimë. Një pacient 79-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën pasi kishte 18 ditë i shtruar në spitalin infektiv. Gjendja e të ndjerit ishte përmirësuar por ai pësoi arrest kardiak.

Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 74 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se 4 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 44.