Politikë

Rama në Kiev: Qëllimi ynë arritja e një armëpushimi

Këtë vit, Ukraina do të hapë Ambasadën në Tiranë, synim që e konfirmoi kryediplomati Vadym Prystaiko në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama, i cili ndodhet në Kiev, në të parën vizitë si Kryetar i OSBE-së. Vendi ynë ka Kryesimin e OSBE-së për 2020-ën dhe adresimi i krizës ukrainase u shpall mes prioriteteve të Presidencës shqiptare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë: “Synimi ynë është të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm. Rifillimi i një dialogu të nivelit të lartë janë hapa të duhur, megjithëse rruga drejt paqes do vazhdojë”.  Pas Kievit, Rama planifikon që nesër të shkojë në zonën e konfliktit në Ukrainën Lindore, aty ku separatistët pro-ruse luftojnë me forcat ukrainase.