Bota

Brazili, vendi i dytë në botë për infektime nga COVID-19

Brazili ka regjistruar në 24 orët e fundit 1001 viktima për shkak të virusit të ri Covid-19. Vendi i Amerikës Latine ka kaluar edhe Rusinë për numrin e të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, duke u bërë kështu Vendi me më shuma raste koronavirus në botë, pas SHBA-së. Lajmin e bëjnë me dije mediat lokale, të cilat citojnë të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilave bilanci i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 21.048 dhe ai i të infektuarve 330.890.