Showbiz

25 vjetori i “Spice Girls”, grupi gati të rikrijojë klipin e “Wannabe” por a do të jetë Victoria Beckham pjesë e saj?!

Fansat u gëzuan pa masë kur këngëtaret e grupit “Spice Girls” u ribashkuan për një turne muzikor pas kaq shumë vitesh aludime.

Sigurisht komentet më të shumta shkuan për Victoria Beckham e cila që në fillim nuk donte të ishte më pjesë e “Spice Girls” por të fokusohej tek bizneset e saj…që më pas nisën të falimentonin.

Së fundmi mësohet se vajzat e grupit legjendar do të rikrijojnë klipin e hitit të tyre të vitit 1996, “Wannabe”.

Kjo do të jetë supriza e parë që ato kanë për fansat për festimet e 25 vjetorit të krijimit të grupit. A do të jetë Victoria pjesë e klipit?! Mel B konfirmoi se kjo me shumë gjasa nuk do të ndodhë.