Aktualitet

4 raste në Tiranë e 2 në Shkodër, i shtohen të prekurve me COVID-19 në vend

4 raste në Tiranë e 2 në Shkodër, i shtohen të prekurve me COVID-19 në vend, totali shkon në 1 mijë e 4. Rreth 79% e tyre janë shëruar.  Te Spitali infektiv po trajtohen 16 pacientë, 4 prej tyre në terapi intensive.  Në vendin janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës e Krujë. Fatkeqësisht 32 qytetarë e humbën betejën me sëmundjen.  Për shpërndarjen e rasteve, kryeson Tirana me 59, Durrësi 53, Kruja 27, Shkodra 12, Berati 10, Kamza 9, Fieri 4, Elbasani, Mirdita e Korça nga 1. Sipas autoriteteve, kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Qytetarët duhet të respektojnë distancimin fizik e higjienën. Nga fillimi i epidemisë, në vendin tonë janë kryer mbi 14 mijë e 500 testime molekulare e serologjike.