Aktualitet

5 ditë pas vrasjes së shtetasit Ferdinand Polia, policia e Shkodrës arreston 3 persona

Policia e Shkodrës arreston tre persona, 5 ditë pas vrasjes së shtetasit Ferdinand Polia. Të prangosurit janë të moshave 20, 26 e 29-vjeç dhe akuzohen si bashkëpunëtorët kryesorë të autorit të dyshuar të ekzekutimit, më 20 Mars. Ky i fundit, 27-vjeç u identifikua dhe u shpall në kërkim.