Showbiz

50 vite në biznes, stilisti i famshëm Jean-Paul Gaultier del në pension

Stilisti i famshëm francez Jean-Paul Gaultier njoftoi se do të dalë në pension pas sfilatës së tij ‘Paris Haute Couture”.

Krijuesi ikonik tregoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram ditën e kaluar tha se tërheqjen e tij nga industria e modës do e festojë me një ‘party’ madhështore.

Ky moment shënon gjithashtu edhe 50-vjetorin e tij si një ndër stilistët revolucionar të modës. 67-vjeçari do të organizoi një festë të paharrueshme menjëherë pas sfilatës së tij të fundit në Paris.

Megjithatë ai nuk do të largohet plotësisht pasi do të vazhdojë të krijojë parfume për markën e tij por nuk do të stilojë më veshje.