Showbiz

50-vjeçarja e famshme dhe i fejuari 6 vite më i ri shfaqen super “cool”

Jennifer Lopez dhe i fejuari, Alex Rodriguez, janë fotografuar këtë të diel teksa shikonin për një shtëpi në plazh, në Malibu.

“Daily Mail” shkruan se super vila që çifti i njohur shkoi për të vizituar nga afër, kushton 70 mijë dollarë në muaj.

Lope dhe Rodriguez po kërkojnë që të marrin me qira një shtëpi verore, pasi kaluan karantinën në Miami gjatë pandemisë koronavirus.

Ndërkohë nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, duket se 50-vjeçarja dhe 44-vjeçari janë kombinuar shumë bukur me njëri-tjetrin.

Që të dy shfaqen të veshur sportiv me të zeza, ndërkohë e kanë thyer këtë ngjyrë me nga një palë atlete të bardha.