Aktualitet

Tërmeti/ Kryeprokurori Çela kërkon emrat e atyre që kanë shkelur rregullat në ndërtesat e shembura

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm, kërkon nga Prokuroria e Tiranës që të dalë me emra konkretë sa i përket atyre që kanë shkelur rregullat në ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke shkaktuar 51 viktima. Çela i ka ofruar mbështetje drejtuesve dhe prokurorëve të Tiranës për procedimet ndaj autorëve të veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë.