Bota

6 persona u vranë dhe 27 u plagosën nga një shpërthim pranë Universitetit të Kabulit

Ditë e përgjakshme në Kabul. 6 persona u vranë dhe 27 u plagosën nga një shpërthim pranë Universitetit të kryeqytetit afgan.  Sulmi pas të cilit dyshohet se qëndrojnë talebanët ndodhi teksa studentët po prisnin të hynin në provim. Ndërkaq, një ditë më parë, talebanët sulmuan një stacion policor në Kandahar, duke vrarë të paktën 12 vetë e plagosur mbi 80 të tjerë.