Aktualitet

67 raste dhe 2 viktima, bilanci ditor i Covid-19 në Shqipëri

67 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy humbje jetë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e vdekjeve në 74. Të dyja viktimat, 67 dhe 73 vjeçe, të dyja nga Tirana kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri tani në vendin tonë janë 2 mijë e 819 të infektuar, 74 vdekje dhe 1 mijë e 637 të shëruar. Me rastet e sotme, harta e prekurve me koronavirus zgjerohet me 34 të infektuar të rinj në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 të prekur në Kurbin e Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë dhe nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje dhe Kamëz. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, ndërsa momentalisht janë aktiv 1 mijë e 108 persona me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër e Durrës. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë. Gjithashtu qytetarëve u kërkohet të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.