Politikë

“7 Marsi”, Politika uron Ditën e Mësuesit

Politika uron 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. Në mesazhin e rastit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson se “mësuesit janë në ajkën e elitës së intelektualëve shqiptarë të vënë në ballë të pranverës kuqezi”. Ndërkaq, kryeministri Edi Rama zgjodhi të përcillte urimin me  fjalë të filozofit kinez Konfuci: “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”, – shkruan Rama.