Politikë

7 vende të BE letër Juncker-it: Evropa jo e plotë pa Ballkanin Perëndimor

7 vende të Bashkimit Europian i kërkojnë Brukselit zyrtar të shtjellojë konkretisht propozimet mbi përmirësimin e efektivitetit të procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor brenda Janarit 2020. Një letër i drejtohet presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe është nënshkruar nga Ministrat e Jashtëm të Italisë, Austrisë, Kroacisë, Polonisë, Çekisë, Sllovenisë e Sllovakisë. Sipas tyre, “Procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme”. Ndërkaq, kryediplomatët tregohen të gatshëm për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për një reformë të zgjerimit të BE-së, me objektiv fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Mars 2020.