Lifestyle

84 vjeçari shpenzon €40,000 kosto ligjore për të nxjerrë të bijën nga shtëpia

Një pensionist nga Australia ka shpenzuar tetë vjet dhe rreth 40,000 euro duke u përpjekur të nxjerrë të bijën e tij nga shtëpia.

Peter Grundy thotë se bija e tij që nuk del nga apartamenti, i ka marrë “edhe atë pak rini” që i ka mbetur.

Pensionisti ka bërë gjithçka që vajza e tij 49-vjeçare Katrina, e cila nuk paguan qera, të dalë nga shtëpia e tyre në Melbourne.

Peter foli së fundmi me mediat duke thënë se kohët e fundit vdiq gruaja e tij Margaret prandaj kërkon të vendoset në një shtëpi për të moshuar për vitet e fundit të jetës.

Por ai nuk merr pension dhe ka nevojë për paratë e shitjes së mundshme të shtëpisë për të paguar kujdesin dhe zhvendosjen.

Ai thotë se Katrina ka vendosur një urdhër ndalimi që e pengon të shesë.

“Ishte shumë e zgjuar nga ana ligjore, më thanë avokatët. Asaj gjithmonë i shkojnë në mend gjëra të habitshme. Jam i sigurtë që më ka bërë të humbas dhe atë pak rini që kisha”.

Një gjykatë raportohet se ka refuzuar pretendimin e Katrinas se nëna e babai i saj ia kishin dhuruar shtëpinë tetë vjet më parë.

Peter thotë se ka shpenzuar tashmë tetë vjet dhe rreth 40 000 euro me kosto të betejës ligjore.

Avokati i tij Justin Lawrence thotë se pensionisti ka bërë gjithçka që e lejon ligji i shtetit australian të Victoria.

“Por megjithatë ajo mbetet aty, çdo ditë është një tjetër padrejtësi për të.”
Katrina insiston se ka kontribuar para për shtëpinë edhe pse nuk ka prova për këtë.