Showbiz

A do të ketë një tjetër bashëkpunim mes Capital T dhe Alban Skënderaj?!

Ka mjaftuar vetëm 1 foto e tyre bashkë që fansat të kërkojnë me ngulm një tjetër bashkëpunim mes tyre.

Bëhet fjalë për Capital T dhe Alban Skënderaj të cilët kanë postuar në rrjetin social Instagram një foto ku shfaqen së bashku duke uruar të gjithë ndjekësit për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kujtojmë se në vitin 2013 ata kanë sjellë për fansat bashkëpunimin e tyre të quajtur “Nje Enderr”, që deri tani ka mbi 10 milionë shikime në kanalin YouTube.

Shpresojmë që kjo thirrje e fansave t’i bëjë sërish bashkë artistët kaq të dashur të publikut shqiptar.