Showbiz

A e urren e dashura e re e Brad Pitt, Angelina Jolie?! Ja si përgjigjet modelja

Aktori hollivudian Brad Pitt së fundmi është bërë kryefjala e medias rozë për shkak të lidhjes së tij me modelen bukuroshe Nicole Potularski.

Ylli gjerman shokoi median pasi u mësua se krahas lidhjes romantike me Brat Pitt është edhe në një martesë të hapur.

Megjithatë duket se fansat kanë më tepër interes të mësojnë si është marrëdhënia e saj me ish-bashkëshorten e Pitt e cila duket se nuk është e lumtur me vendimet që ish-i i saj merr mbi jetën e tij personale.

Një fans ka pyetur modelen nëse ajo dhe Angelina urrehen por duket se situata është krejt ndryshe.

“Ne nuk urrejmë askënd. Ne duam. Ne mbështesim. Ne qeshim. Jeta është e bukur” -shkruan 27-vjeçarja duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një armiqësi mes vajzave.