Showbiz

A e uruan njëra-tjetrën Elvana dhe Arilena pas fitores në “Fest 58”?!

Festivali i 58-të i këngës pati natën finale mbrëmjen e së dielës ku fituese u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj” një baladë që dhuroi emocione të panumërta.

Të shumta ishin komentet rreth fitueses nëse e meritonte ajo kupën e festivalit apo Elvana Gjata me këngën “Me Tana”. Kjo e fundit u rendit e dyta ndërsa vendin e tretë e rrëmbeu ish-konkurrentja e “The Voice of Albania”, Sara Bajraktari.

Duket se Arilena kishte mbështetjen e plotë të publikut të cilët në çdo moment brohorisnin emrin e saj madje edhe pas performancës energjike të Elvanës.

Ky festival u shoqërua me polemika të shumta ku aludohej se fituesja ishte vendosur që para nisjes së festivalit ku ndër të tjera lakohej më së shumti emri i Elvanës dhe Arilenës.

Një pyetje që na bën kuriozë të gjithëve është nëse artistet e kanë takuar e uruar njëra-tjetrën pas festivalit dhe Arilena është përgjigjur kështu:

“Unë në fakt nuk kam takuar as nënën time. Elvanën e vlerësoj për punën që ka bërë me muzikë të mirë në Shqipëri. E vlerësoj jashtë mase dhe isha e lumtur për të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij festivali dhe manifestuan një prej festivaleve më të mirë në 58 vite” -tha ajo.