Showbiz

Adele feston 32 vjetorin e lindjes, na tregon të gjithëve rezultatet e humbjes në peshë

Këngëtarja britanike Adele ditën e kaluar ka festuar ditëlindjen në kushte karantine. Ajo mbushi 32-vjeç.

Për herë të parë që në muajin dhjetor, artistja vendosi të ndajë me fansat e saj një foto ku dukej në formë të shkëlqyer.

Adele ka treguar me krenari rezultatet e humbjes në peshë dhe format e saj të reja trupore i kanë habitur të gjithë.